Si dhe nga ku zbulojmë funksionin e njeriut dhe rrëfimin e udhëtimit të tij në jetë? 6
Në mënyrë përforcuese mbi atë që Allahu nuk e Krijoi këtë botë në këtë sistem preciz së koti pa ndonjë qëllim apo urtësi, Kur'ani thotë: "Ne nuk e krijuam qiellin, tokën e çdo gjë çka ka mes tyre shkel e shko (pa qëilim të caktuar). Sikur të kishin dashur të zbavitemi dhe sikur të donim ta bënim atë, Ne do të zbaviteshim në kompetencën tonë, por ne nuk bëmë atë", (El-Enbija:16,17).
Pastaj në formë tërheqje të vërejtjes enkas për njeriun se nuk është i krijuar të ushtroj jetë rastësie të kotë, jetë që fillon me lindje dhe përfundon me vdekje, i flet Kur'ani dhe i thotë: "A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do të ktheheni ju tek Ne? I lartë është Allahu, Sunduesi i vërtetë, nuk ka Zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit bujar", (El-Mu'minun:115,116).
Edhe në aspektin e rëndësishëm të rrëfimit mbi krijimin e njeriut, dhe çfarë e pret atë pas vdekjes, thotë: "Për Allahun, Ne krijuam njeriun prej një ajke (lëngu) e një baltë. Pastaj atë (ajkë-baltë) e bëmë (e shëndruam) pikë uji (farë) ne një vend të sigurt. Më pas atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shëndruam në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është Allahu, më i miri Krijues! Mandej, pas kësaj (krijese) ju do të vdisni. E në ditën e kijametit ringjalleni", (El-Mu'minun:12,16).
Këtë të vërtetë Kur'ani e vërteton shumë herë, dhe thotë: "Thuaj: Engjëlli i vdekjes, i cili është caktuar për ju, ua merr shpirtrat, e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj", (Es-Sexhde:l1).
"Secili njeri do të shijoj vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kijametit, e kush i shmanget zjarrit e futet në xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues", (Ali Imran:185).
Kurse për qëllimin për çfarë e obligoi Allahu xh.sh. njeriun që të ngritet me të, përmblidhet në të ushtruarit e adhurimit të përkushtuar Allahut xh.sh., gjatë ndërtimit të botës në kuptimin e përgjithshëm civilizues, gjatë ngritjes së shoqërisë njerëzore të solidarizuar. Ai në sqarimin e kësaj thotë: "... Ai së pari ju krijoi nga dheu dhe ju bëri banues të Tij, ...", (Hudë:61).
"O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur, ...", (El-Huxhurat:13).
"Unë nuk krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë", (Edh-Dhariat:56).
Kurse mbi metodën apo sistemin të cilin duhet njeriu ta ndjek në ndërtimin e tokës dhe ngritjen e shoqërisë njerëzore dhe të ushtruarit e robërisë ndaj Allahut xh.sh.. Ai tërheq kujdesin në ligjin e Tij të plotësuar, të zbritur njerëzve të cilëve s'u mbetet tjetër pos ta marrin status të tyrin dhe udhëheqës në rrugë. Ai gjithashtu u kërcënohet ashpër nëse nuk marrin këtë ligj të Tij dhe mësimet e Tij.
Ai thotë: "O ithtarë të librit, juve ju erdhi i dërguari jonë që ju sqaron shumë nga ajo që fshihet prej librit, e për shumë nuk ju jep sqarime. Juve ju erdhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë. Allahu e vë me atë (me Kur'anin) në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e Tij dhe me ndihmën e Tij nxjerr ata prej errësirave në dritë dhe i udhëzon në një rrugë që është e drejtë", (El-Maide:15,16).
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Ejup ZEQIRI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".