Si dhe nga ku zbulojmë funksionin e njeriut dhe rrëfimin e udhëtimit të tij në jetë? 5
Tjetër nga kjo që të marrurit sipas këtij qëndrimi na kthen në problemin në të cilin filluam këtë hulumtim-studim dhe sqarimin e rreziqeve për njeriun dhe shoqërin njerëzore. Siç mësuam gjatë përpjekjes së zgjedhjes së këtij problemi se Allahu xh.sh. padyshim ekziston dhe se Ai nuk është fantazi e as legjend sikur legjendat greke në dekretet e ideologjive greke. Andaj patjetër që Ai të jetë i cilësuar me cilësit e përsosura, larg çdo cilësie të mangët.
Nga këtu pra ishte vendimi i trurit në të cilin nuk ka dyshim e as zëvendësim, se feja e vërtetë të cilën ua dha Allahu xh.sh. robërve të Tij, e cila përbën bazën nga sërë parashikimesh e lajmesh nga Allahu xh.sh. mbi universin, njeriu dhe atë që e pret atë. Allahu e mësoi apo e mësoi njeriun ato që e kap bindshëm dhe t'u dorëzohet atyre, të ndërton sjelljen e Tij në baza të tyre: Kjo fe e vërtetë është një e nuk ka tjetër, nuk ka të dytë që nga fillimi i krijimit të njerëzimit e deri më sot.
Andaj domosdo të përmirësohet ajo thënje e gabimit, se e vërteta është, një fe e vetme qiellore, e jo shumë kontradiktore.
Dhe themi: Feja qiellore e vërtetë është ndryshe nga fetë që njerëzit ia shpikën vetes në të kaluarën e lashtë dhe se ato nuk janë pos një korrje e imagjinatës, koncepteve dhe efekteve shoqërore dhe ideologjike të prapambetura të cilat morrën justifikimin psikologjik nga realiteti i instiktit të thellë e të fshehur të besimit tek çdo njeri, me ndjenja dhe të menduar të pastër.
Dhe nuk është e çuditshme që instikti i besimit të drejtohet me frenuesit-ngadalësuesit shoqërorë dhe ideologjike të prapambetura, në iluzione feshë fare. Çështja pra ngjason me drejtimin e instiktit njerëzor që e nxit për kërkimin e ushqimit, pijes, kështu që me prapambeturinë ideologjike dhe sociale te ca njerëz, që nga kjo të drejtohen në ngrënjen e gjetheve apo nga ushqimet e pakëndshme. Pra drejtuesi i parë është instikti i pastër i shëndoshë, kurse zgjedhja që i erdhi me rezultat-fryt, është injorancë dhe prapambeturi.
E nëse me fenë nënkuptohet - sipas shumë sociologëve këto iluzione pozitive të njerëzve, ne u bashkangjitemi në atë se feja është fenomen social dhe se buron nga mendja e njeriut dhe realiteti i tij dhe se nuk është i zbritur nga qielli dhe Krijuesi i tij.
Vëni në dukje pra, pasi që arritëm në këto të vërteta përmes gjykimit logjik, të nisur nga një bindje totale të cilën e thamë më parë, e ajo është ekzistenca e Allahut xh.sh. dhe se domosdo të jetë i cilësuar me të gjitha cilësitë përsosëse dhe larg nga cilësitë e mangëta. Po, vërtet besimi ynë në Allahun gjatë vendimit të prerë logjik, detyron bindjen tonë në të gjitha këto të vërteta.
Tjetër nga ajo se këto të vërteta mund t'i gjejmë të lajmëruara në librin qiellor të zbritur të dërguarit dhe apostullit të fundit i cili është Muhamedi a.s. i dalluar nga të gjithë të mëparshmit me atë që ai u dërgua jo vetëm për popullin e vet ku u shfaq por të gjithë njerëzve. Ai është vula e të gjithë të dërguarve, siç njoftohemi nga vet ai, madje siç vërtetoi libri që iu zbrit atij, Muhamedit a.s. është i të gjitha gjeneratave të ardhshme gjer në fundin e kësaj bote.
Vërtetë ne kur dëgjojmë këtë libër, Kur'anin e zbritur Muhamedit a.s. vulës së të dërguarve dhe profetëve, gjejmë se lajmëron për këto të vërteta me plot qartësi.
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Ejup ZEQIRI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".