Banner

Si dhe nga ku zbulojmë funksionin e njeriut dhe rrëfimin e udhëtimit të tij në jetë? 4



Që të gjithë kanë folur për ekzistimin e Allahut xh.sh., se Ai është i pashok, i pastër nga çdo ngjashmëri dhe nga çdo cilësi nga cilësitë e mangëta. Gjithashtu të gjithë ata lajmëruan për ringjalljen pas vdekjes dhe se njeriu do të shpërblehet me veprat e tij, për të mira me të mirë, e për të këqiat me të keqe. Siç mësuan mbi njeriun, zhvillimin e tij, origjinën e tij nga e cila u shtuan, pra gjatë shpjegimeve lajmëruan popujt e tyre pa u shfaqur në këto shpjegime ndonjëfar kontrasti apo devijimi.

Dhe them: nuk ka mundësi për të dyshuar mendja -shpresoj në këtë- në lajmet e njëjta që u dhanë popujve të tyre, sepse ne po u nisëm nga bindja se ata vërtet ishin të dërguar dhe profetët që pranuan njohuritë e tyre nga engjulli - Xhibrili a.s. i cili është fisnik i Allahut xh.sh. në qiellin e Tij, domosdo që të dërguarit dhe profetët të jenë fisnikët e Tij në tokë - që me këtë lajmet e tyre të jenë të unjësuara, të njëjta dhe s'logjikohet mes tyre të gjendet ndonjëfarë kontrasti.

E nëse supozohet kjo, në këtë rast a është e pranueshme për mendjen pasi që besoi në Allahun xh.sh. urtësinë e Tij dhe cilësitë e Tij të qarta, që të jenë lajmëruar të gjitha palët nga adhuruesit e Tij në kundërshtim me atë që u lajmeruan pala tjetër, si për shembull ca të jenë lajmëruar se Allahu xh.sh. është një i pashoq, e të tjerët në kundërshtim me këtë, apo cave t'u vërtetohet se Ai nuk lind dhe se nuk është i lindur, e disave t'u vërtetohet se Ai kishte një fëmij, dhe se Ai është Isa ose Uzejri? Vërtetë këto pyetje i detyrohen sot njeriut të civilizimit perëndimor, shumica e të cilëve arritën në këtë vendim:

Nëse ishin të drejtë të dërguarit dhe profetët në atë që u kumtuan popujve të vet nga këto lajme kontraste, gënjeshtra pra është e fshehur në burimin e lajmit, e Ai është Allahu i madhëruar!! ... E nuk ka dyshim se kulminacioni i këtij vendimi është ateizmi i pazëvendësueshëm tek ai. Mirpo sikur mendja refuzon këtë mendim me një refuzim të menjëhershëm e të plotë, ai gjithashtu refuzon mendimin e gënjeshtrës së të dërguarve dhe profetëve. Pra kontrastet paskan ardhur nga ky lloj mendimi, përzierja rrjedh nga njerëzit në emër të të dërguarve dhe të profetëve, e jo nga vet ata.

Perëndimorët studjuan historinë e kishës, zhvillimin e saj, kongresin e Nikës, rolin e apostullit Polis (Shaulit) në zhvillimin e kishës.

Gjithashtu studjuan qëndrimet e çifutëve ndaj të dërguarve të tyre dhe çfarë gjejmë në Dhjatën e Vjetër, dijnë se sa është modifikimi, ndryshimi e shpikjet që i mveshen të dërguarve apo që i futen në shpalljen e zbritur nga Zoti tek ta, dhe për këtë Ai i urdhëroi deri në ofendimin e fesë.

Nga këtu kuptojmë se sa i rrezikshëm është gabimi i fshehtë në thënjen: "Fetë qiellore", fjalë që po u morrën seriozisht do të kishin për kuptim se Allahu çdo grupi të robërve të Tij i kumtoi njohuri mbi veten e Tij dhe universit, në kontrast me ato që i kumtoi grupit tjetër, gjë që nuk mund të komentohet ndryshe pos me kotësi ose gënjeshtër nga Allahu xh.sh. robërve të tij.

Interpretimi ynë i vetëm në këtë rast për ata që thërrasin në këtë thënje (fetë qiellore) të cilët e përsërisin si një moto fantastike (romantike), se ajo nuk ka asnjë vend në qendrën e seriozitetit dhe bindjes në zemrat e mendjet e tyre. Ky është tërë qëndrimi i tyre ndaj fesë, në tërësi dhe në detaje.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Ejup ZEQIRI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...