Banner

Si dhe nga ku zbulojmë funksionin e njeriut dhe rrëfimin e udhëtimit të tij në jetë? 3



E ne pra fatmirësisht ditëm dhe u bindëm se treni i kësaj jete nuk niset rastësisht apo nuk nxitet vetvetiu, por se vërtet ajo është nën udhëheqjen e Krijuesit, të Diturit, të Urtit. Kështu pra kthimi i të gjitha sekreteve të cilat i njohim, lodhin të menduarit e njeriut për njohjen se në dorë të kujt është udhëheqja e udhëtimit të jetës dhe lëvizja e tërë universit. Mirpo cila është mënyra për të na kumtuar lajmin që kemi para? Cila është rruga për ta ditur këtë lajm pas supozimit të arritjes së tij te ne, a është ky lajm që doli nga Ai që nuk i ka folur dikuj tjetër?

Në të vërtet problemi është se ky Zot tek i cili kthehen të gjitha të vërtetat, është i pakapshëm nga të shikuarit dhe shqisat dhe ekzistenca e Tij nuk i nënshtrohet mundësive të ndijshmëris sonë. Çështja kjo e cila vetvetiu është në pëlqim me mendjen, meqë Shpikësi i të pamurit, shqisave, si të kthehet e të bëhet i nënshtruar e i përkufizuar në pikat e tyre! ...

Po, nuk ka problem në këtë të vërtetë, por problemi paraqitet në mënyrën e të njohurit ose rrugën me të cilën përceptojmë ose arrijmë lajmin i cili mund të na kumtoj për këtë Zot, dhe kur na arriti lajmi nuk na u tha neve se ai është i përcjellur nga Allahu xh.sh. dhe nga ku vërtet ta dijmë se ai lajm është i shpallur nga Ai dhe se nuk është i përfolur nga njerëzit apo xhindët?

Përgjigjja është se urtësia e Allahut xh.sh. siç kemi mësuar se Ai është i Urtë sikur të na linte në humbje nga çështjet tona duke e refuzuar këtë të vërtetë me rëndësin kulminante në jetën tonë. Andaj, këtë të vërtet ka arritur ta përceptoj mendja mirë dhe e ka vërtetuar realiteti historik.

Me siguri secili prej nesh ka dëgjuar për të dërguarit dhe profetët dhe ka mësuar se ata ishin burra që i zgjodhi Allahu xh.sh. për t'ua kumtuar popujve dhe kombeve të tyre mbi rëndësitë e krijuara për zbatimin e tyre në këtë jetë, e për t'i prezentuar mbi principe dhe mbarimin e rrëfimit të jetës së tyre, e mbi metodën shembullore të sjelljes me universin dhe gjërat e nënshtruara të tij.

Patjetër të kemi dëgjuar e mësuar se metoda me të cilën Allahu i lajmëroi për këto është e quajtur Vahëj - shpallje, revelatë. Edhe pse Vahji në esencën gjuhësore ka për qëllim inspirimin e shpejtë që nga ana e mendjes kapet pa ndonjë angazhim të lodhshëm, por domethënja e saj këtu është ajo me çka disponuan të dërguarit e profetët, lajme dhe mësime të pranuara përmes Xhibrilit, një nga engjujt e afërt të Allahut xh.sh. i caktuar nga Ai si ambasador për ta, për t'ua përcjellur atë që duhet ta dinë nga ndodhitë dhe çnevojitet të përmbahen nga rregullat, që me këtë secili prej tyre t'u mësoj popullit ku janë të dërguar.

Pa marrë parasysh paqartësitë rreth të dërguarve, për nga aspekti i numrit të përgjithshëm dhe gjithashtu pa marrë parasysh realitetin rreth falsifikimit, modifikimit të futur më pas në shumicën e mësimeve, madje librave të cilat u janë zbritur shumicës së tyre. Këtu ka një të vërtetë të fortë në të cilën, siç shpresoj, ska vend për të dyshuar mendja, ajo është se ekzistimi i të dërguarve dhe profetëve në historinë e njerëzimit, në përgjithësi, është çështja e bindshme, e saktë dhe se mësimet të cilat ua kumtuan popujve të tyre mbi Zotin, universin dhe të ardhmen e njeriut, janë të njëjta mësime dhe mes tyre nuk ka kundërthënje.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Ejup ZEQIRI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...