Si dhe nga ku zbulojmë funksionin e njeriut dhe rrëfimin e udhëtimit të tij në jetë? 2
Për secilën nga këto dy lloje, vërtet mendja nuk ka forcë që vetvetiu të tërhiqet kah e vërteta dhe që të kuptoj në mënyrë të shëndosh e të kulluar nga dyshimi. Kurse gjërat materiale të nënshtruara ndaj shqisave, domosdo në to me anë të mendjes e me ndihmën e eksperimentit e të vështruarit.
Mendja është mjet studjimi, hulumtimi, eksperiment i të dukshmes është anologjia e përpiktë në të kuptuarit dhe matëse e të qëlluarës dhe gabimit në të. E sado që të jetë zhytur mendja në studim dhe hulumtim dhe ka arritur në rezultate duke përfituar rregulla, megjithatë dyshimi mbetet rreth saj, meqë mundësia e të qëlluarit ose e të gabuarit ekziston dhe është në të drejtën e saj përderisa studjuesi të përkrah ligjet dhe rezultatet e tij me eksperiment (të ndijshme).
Nevoja mendore për të kuptuar gjërat materiale me eksperimente praktike ka qenë dhe është zgjidhje e pajtueshme te të gjithë studjuesit, dijetarët dhe nuk mendojnë se mund të depërtoj ndonjëfar konflikti apo dialogu rreth kësaj. Mirpo ato çështje të cilat nuk i nënshtrohen çfardo eksperimenteve apo shqisave, padyshim se janë ndryshe dhe se për njohjen e tyre krahas mendjes na duhet një mbështetje tjetër që e përforcon dhe përkrah atë, madje këto me natyrshmërinë e tyre që kanë, më shumë kanë të bëjnë me këtë lloj mbështetje përkrahëse se sa gjërat materiale që i janë të nënshtruara shqisave.
E çfar është kjo mbështetje plotësuese-përkrahëse?
Eksperimenti dhe të vrojtuarit në këtë rast janë të patheksuara, siç është thjesht dhe e qartë. Andaj, cili është argumenti ku doemos të mbështetet në të mendja?
E vërtetë ky argument, paraqitet në lajmin e saktë.
Kështuqë fatmirësisht ai i cili zgjedh këtë argument dhe prezenton dëshmitë e mjaftueshme të cilat vërtetojnë domosdoshmërinë e tij dhe të drejtën e të mbështeturit në të, e ajo është vet mendja e tij.
Të dëgjojmë çfar vendos mendja rreth asaj se çfar i nevojitet për t'i përceptuar çështjet sekrete në rnënyrë të saktë, drejt argumentit të lajmit të drejtë.
Siç hulumtuam edhe më parë në bazat e këtyre komponenteve dhe arritëm me udhëzimin e vet mendjes se për këto vërtetë ka krijues e Ai është Allahu xh.sh. dhe me vendimin e vet mendjes u udhëzuam në cilësit elementare me të cilat patjetër të karakterizohet ky Zot Krijues nga krijesat e Tij. Nëse jemi tash në aktivizimin e mendjes për njohjen e asaj me ne dhe nga ne sipër kësaj toke dhe për njohjen e realitetit të vdekjes dhe sekretet të cilat i fshehen pas dhe e ardhmja e jonë kur të kthehemi tek Ai. Domethënja e kësaj është se ne me mendjet tona i kthehemi këtij Krijuesi të vetëm që të na shfaqë vendimet e Tija të marra mbi fshehtësitë e këtij udhëtimi tonë.
Ai i cili pyet për vendin ka drejtohet ai tren në të cilin është i hypur ai dhe për stacionin e fundit të udhëtimit të tij, domosdo që me të pyeturit e tij natyrisht t'i drejtohet udhëheqësit i cili e nget këtë tren.
E tërë çështja është se ai duhet të dijë se është në një tren dhe se vërtet treni nuk niset vetvetiu në mënyrë të rastësishme, por atë e nget një udhëheqës në përputhje me një plan të rregulluar dhe me një qellim të qartë.
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Ejup ZEQIRI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".