Si dhe nga ku zbulojmë funksionin e njeriut dhe rrëfimin e udhëtimit të tij në jetë? 1
Nuk është rëndë për njeriun i cili me vetë logjikën e tij përceptoi ekzistencën e Allahut xh.sh. me cilësitë e Tij të domosdoshme, që në të njejtën mënyrë të përceptoj mënyrën e robërinë e tij ndaj Tij. Se në të vërtet, robëria ka për qëllim shkallën më të lartë të të dorëzuarit, e që është nga më të dalluarat domosdoshmëri të hyjnis së Allahut të Lartësuar.
Andaj, kush përcepton hyjninë e Allahut xh.sh. qartë ka përceptuar edhe robërin e tij ndaj Zotit. E kush përcepton robërimin dhe dorëzimin e plotë ndaj Tij, pa mëdyshje se ka përceptuar edhe hyjnin e Allahut xh.sh.. Kjo pra është domethënja e duhur dhe e qartë mes këtyre dy palëve.
Mirëpo, çkërkon nga unë Zoti im të cilin e njoha dhe u binda në ekzistencën dhe hyjnin e Tij? Dhe çfarë është rrëfimi i udhëtimit tim në marshin e jetës dhe si do të jetë fundi?
Kjo është ajo që mendja ska mundësi ta përceptoj e pavarësuar. Kështu, meqë gjërat kanë të bëjnë me një dëshirë të pavarur nga ju, e ajo është vullneti i Allahut xh.sh.. Nuk ka të bëjë pra me ndjenjat ose dëshirat e juaja të veçanta, siç nuk është dukuri nga dukuritë e universit apo iigjeve të saja që keni para. E nga ku nisen përceptimet e juaja mendore drejt tyre për të arritur tek ato dhe zbuluar?
Kjo është pika e dobët në të cilën dikur dhe në kohën e tanishme rëshqitën shumë filozofë: U zhytën në kërkimin e të përceptuarit të panjohurave të universit dhe bazat e tij, si dhe në të përceptuarit e faktorëve dhe lëvizësit e tij, e kur kjo u argumentoi mbi ekzistencën e Allahut xh.sh. dhe autoritetin e Tij absolut në univers, kështu hulumtuan errësirave të së kaluarës së lashtë dhe u orvatën që të mësojnë çdo gjë rreth shpirtit, vdekjes, ekzistencës dhe të zhvillimit të sërishëm pas vdekjes.
Mirpo, mendja gaboi me përcjelljen e tyre në këtë greminë, nuk arriti t'u sjell atyre ndonjë pasqyrë të qartë rreth këtyre problemeve, siç ishte puna e tij me ta edhe në çështjet e tjera kozmike dhe ideologjike. Madje puna e tij me ta ishte si ajo e televizionit kur detyron në kopjen e fotografive të largëta pa ndihmën e ndonjë mjeti të domosdoshëm përforcues, e ai nuk shton tjetër pos vënjen e fotografive dhe fantazmave të lëvizshme të paqarta të cilat nuk thonë gjë.
Këtu kuptojmë një të vërtetë të logjikshme e cila nuk është dashur t'u fshehet këtyre filozofëve, por që ajo po mbetet dhe çfarë fatkeqësie kjo. E fshehtë deri më sot, ajo mbetet dhe ja fatkeqësisht e anuluar gjer më sot, madje edhe te shumë dijetarë dhe filozofë bashkëkohorë.
Shkurtimisht, sipas mundësive tona do të bëjmë njoftimin e kësaj të vërtete të logjikshme me rëndësi, në përputhshmëri me natyrën e kësaj serie e cila duhet të përfshij temat e saj me kuptim të thjeshtë dhe në mënyrë të shkurtë.
Nuk ka dyshim se logjika është mjet i domosdoshëm për të përceptuar çdo të panjohur, por kjo të cilën duam ta përceptojmë është njëra nga këto dyja:
Ajo ose të jetë nga gjërat që i përkasin materies e të nënshtruara metodologjisë së eksperimenteve dhe të vrojtuarit, ose mistereve të metafizikës, të cilat nuk i nënshtrohen kësaj metodologjie, d.m.th. nuk ka mundësi të dominon ndonjëra nga shqisat me të cilat disponon njeriu. Sikurse të panjohurat e të kaluarës së lashtë, ose e ardhmja e largët, pa mos pasur mes jush dhe tyre ndonjë urë nga gjurmët kur kemi të bëjmë me të panjohurat e së kaluarës apo hyrjes në të panjohurat e së ardhshmes.
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Ejup ZEQIRI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".