Fetva 172
Pyetja:
A është e vërtetë ajo që kam lexuar në librin: "El-Fetava" i botruar nga seksioni i Dubajit për fetva ku thuhet se: është Haram shikimi i filmave të turpshme për çka duhet bërë pendim?
Por, ndonjëherë gjatë filmave serik paraqiten disa poza të artisteve në formë çnderuese, bie fjala si: roli i valltores ose vetë artistet të paraqiten në mënyra të pahijshme, pa mbulesë.
Pra, besimtari çfarë duhet të bëjë?
Përgjigja:
S'ka dyshim se shikimi i filmave pornografik është Haram (i ndaluar).
Kurse sa i përket skenave të pahijshme që kalojnë gjatë filmave apo epizodave normale edhe nga këto skena duhet të largohemi dhe mos i shikojmë.
Por, nëse epshi të mund dhe i shikon atëherë doemos duhet të bësh teube (pendim) pasiqë teubja është ilaçi i tyre si dhe kërkimi i faljes nga All-llahu Fuqiplotë i cili buron nga zemra është ai që përmirëson gjendjen e njeriut dhe fshin gjynahun.
Autor: Prof. Dr. el-Buti