JoMedhhebizmi: Shkurtimisht përmbajtja e Broshurës 5
Autori i broshurës merr fjalët e imamëve që ndalojnë fanatizmin ndaj medhhebeve si argument për qëndrimin e tij.
Autori i kësaj broshure në këtë kontekst i përzien çështjet që i pranojnë të gjithë dijetarët me ato të cilët nuk i thotë asnjë musliman.
Argumentet e llojit të parë i përdorë si argument për supozimet e tij. Në kohë kur ai është duke hulumtuar në një temë shkencore që duhet të bazohet në argumente dhe ixhtihad, ka pasur për obligim që të përcaktohet në pikën boshte me të cilën nuk pajtohet. Mirëpo, ai këtë nuk e bëri.
Pra, është obligative për ne, para se të zhytemi në diskutim me autorin, ta bëjmë atë që nuk e bëri ai e të përqëndrohemi në pikën që nuk jemi të të njejtit mendim. Në fillim duhet t'i cekim pikat të cilat i pranojmë ne, ai dhe të gjithë muslimanët, që të mos i bëjmë lëndë studimi, të mos humbim kohë me to e as të mos na pengojnë në pikat që nuk jemi të të njëjtit mendim dhe që kërkojnë studim dhe hulumtim.
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Naser RAMADANI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "JOMEDHHEBIZMI - bid'ati më i rrezikshëm që kërcënon sheriatin islam".