Mos t'i bëhet askujt monoton lutja!
Mos t'i bëhet askujt monoton lutja! Mos të thotë me vete ose me gjuhën e tij: "Bëra dua dhe bëra shumë, por s'mu pranua", ngase kjo është cytje që t' i bëhet monoton dhe të largohet nga të bërit lutje.
Profeti salallahu alejhi ue selem thotë: "Me t'vërtetë Allahu ia pranon lutjën robit, në rast se nuk nxiton, e të thotë se u luta dhe nuk ma pranoi".
Jo, o ju vëllezër( kështu)! Bëjeni duanë ushqim, ashtu si ushqimin që e hani çdoherë! Bile bëjeni lutjën tuaj dridhëruese (përgjeruese), sikurse procesin e marrje-nxjerrjës së ajrit (frymëmarrjës), përderisa njeriu është i gjallë që e ushtron artin e të jetuarit me frymëmarrje, po ashtu duhet ta ushtrojë artin e të qenit rob i Allahut!
E arti i të qenit rob i Allahut, duket në duanë përgjeruese që bëhet vazhdimisht. Edhe nëse jemi të sigurtë e pa dyshim se fitorja do vije, duhet patjetër që t'i jemi të pandarë derës së Allahut (t'i drejtohemi me lutje vazhdimisht), të kapur për të, duke u hedhur, me nënshtrim e përulësi, në hapsirën e Bujarisë dhe mirësisë së Tij!
Autor: Shejh Muhammed Said Ramadan el-Buti (Rahimehull-llah).