Banner

Çfarë janë pasojat e kësaj 'filozofie materialiste'? 1



Shtrohet pyetja: Çfarë janë pasojat e kësaj 'filozofie materialiste'?

Me këtë filozofi Perëndimi e ka gjykuar familjen në shkatërrim dhe ka rrënuar të gjitha themelet e saj. Është e ditur që indi shoqëror përbëhet prej qelizave të cilat i formon pikërisht familja.

Familja mund të ekzistojë vetëm përmes solidaritetit të anëtarëve të saj, do të thotë përmes përgjegjësisë reciproke, përgjegjësive të bashkëshortëve, si dhe përgjegjësive të prindit ndaj femijëve. Këtë filozofia perëndimore e ka gjykuar me shkatërrim kur u proklamua se çdo individ përgjegjës vetëm për vetveten e tij. Më tej, Perëndimi ia ekspozon feminitetin, këtë karakteristikë thelbësore të femrës, shkatërrimit dhe mbi të gjitha e largon atë nga çdo mundësi që t'i përkushtohet kujdesjes për fëmijët e vet dhe ta përmbushe obligimin e rritjes së tyre.

Sa i përket ekspozimit të feminitetit të saj shkatërrimit, tek kjo vihet kur femra është e detyruar që punë të kërkojë vetëm për të mbijetuar, kur dëshira dhe zgjedhja e saj eliminohen tërësisht.

Prandaj ajo nuk ka mundësi të zgjedhë një punë të përshtatshme e cila do të ishte në pajtim me përkatësinë e saj gjinisë femërore. Meqenëse problemi i saj lidhet me nevojën e mbijetesës, në këtë situatë ajo duhet të flijojë dinjitetin dhe feminitetin e vet, nëse kjo është e nevojshme për hir të ekzistencës dhe për shkak të nevojës jetësore.

Nëse i punon fati dhe merr ndonjë punë të mirë dhe me përgjegjësi, kjo është fitore, e nëse nuk është kështu, nuk ka tjetër pos të kënaqet me atë që gjen. Detyrë e saj, në pajtim me rregullat e prera të shoqërisë në të cilën jeton, ta kryejë dhe t'i nënshtrohet tërësisht konditave të cilat shumë shpesh nuk janë aspak të lehta.

Ai që viziton shkurt një prej këtyre shoqërive do të shohë vetëm punët dhe profesionet e lehta femërore të cilat i kryejnë me zell vajza dhe gra në lumturi dhe hare. Do t'i duket se ajo që e shikon është model për lumturinë të cilën femra perëndimore e gëzon në punë të cilën e kryen në shoqërinë e vet.

Mirëpo, realiteti të cilin e njeh secili që thellohet pak në këto shoqëri është ai që kjo tablo e cila i verbon vetëm naivët të cilët nuk shikojnë mjerimin të cilin e përjeton numri më i madh i grave dhe vajzave të cilat jetojnë larg këtij shkëlqimi me të cilin Perëndimi na prezantohet.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Selim SYLEJMANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Femra midis tiranisë së sistemit perëndimor dhe mëshirës së ligjit hyjnor".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...