Ç'thonë argumentet hyjnore? 5
Pastaj kur ky njeri fillon lutjet e tij, as konceptet e jetes reale as edhe shfaqjet e çfarëdolloj krijese, si as mundnin të krijonin perde mes tij dhe Allahut xh.sh., sepse këto nuk i shtojnë tjetër pos përkujtimit të Allahut xh.sh. vëmendjen ndaj cilësive dhe Hyjnisë së Tij. Prandaj ai ka mundësi të adhurojë Allahun si të ishte duke e parë Atë.
Mënyra e arritjes në këtë shkallë është të pastruarit e shpirtit duke përkujtuar vazhdimisht Allahun xh.sh., duke iu frikësuar Atij dhe duke e luftuar epshin për t'u liruar nga tekat e tij, e duke e pastruar atë për të mos u lidhur pas kësaj jete. Kjo sjellje është e rekomandueshme dhe e shpërblyer për aq kohë sa mjetet e realizimit të saj janë në pajtim me të caktuarat nga ligjet e fesë.
Është e rëndësishme të dimë se besimi nuk arrin, nuk plotëson as mirëmbajtjen, as mbrojtjen përveçse me një imunitet të ihsanit. Njeriu që injoron përpjekjet për të arritur këtë gradë, nuk ka besim në besimin e tij mendor me të cilin mund t'i kundërvihet joshjes nga epshet, tekat dhe zhytjeve në dëfrime e harresa.
Pasi që argumentet e Allahut na njohën me këto fakte, pasi që na bindën përforcuan ndjenjat tona për to, vjen radha e detyrimeve të mënyrës së të sjellurit dhe ligjeve fetare që na ka adresuar i Lartmadhërishmi, duke na i urdhëruar, këshilluar, ndaluar apo duke na tërhequr vëmendjen për to.
Ne, s'do t'i paraqesim tani ato ligje, llojet, rëndësinë e tyre e as nuk do t'ju njohim më to në detaje, meqë për këtë do të ketë raste të tjera me të favorshme.
Por do të donim t'ju tërhiqnim vëmendjen këtu ndaj marrëdhënies korrelative mes këtyre fakteve doktrinale prej të cilave njeriu duhet të nxjerrë mësime dhe ligjeve juridike, të cilave njeriu duhet t'i përmbahet me vendosshmëri.
E ne, nuk kemi dyshim se urtia e lartë, në fenë që Allahu xh.sh. obligoi për robërit e Tij, është që njeriu duhet të zgjedhë me kujdes më të vlefshme të sjelljes së tij me njerinë, jetën dhe tërë komponentet. Pastaj ai e konsideron atë rrugë si një ligj që duhet zbatuar dhe si një drejtim udhëzues. Kjo është garanci për lumturinë individuale të njeriut dhe formimin e një shoqërie të pacënuar njerëzore.
Dhe vërtet, kjo është urtësia e madhe prej fesë.
Por si mund t'u nënshtrohet njeriu këtyre mësimeve dhe t'i kryej ato me bindje duke iu përmbajtur atyre nëse nuk e njeh burimin e tyre, nëse nuk beson në këtë burim, së pari në shkencën e Tij e së dyti në urtësinë dhe mëshirën e Tij?
Pikërisht për këtë, është patjetër që feja të rivendosë ekzistencën e vet në thelbin e qenies së njeriut mbi bazat e akides-besimit që përfshin njohurinë rreth Hyjnisë së Allahut e Njësisë së Tij, pastaj njohurinë rreth të qenurit rob ndaj këtij Allahu. Së fundi duhet bindja e tij në mënyrë kategorike që ai vetë do të jetë para Allahut, Krijuesit të tij në ditën e dhënies llogari, për t'u gjykuar dhe shpaguar për çdo të mirë e të keqe që ai bëri në këtë jetë.
Njeriu mëson këto të vërteta dhe bindet prej tyre arsyeja e tij, gjen qetësinë e brendshme. Atëherë ai është i aftë t'i pranojë tërë direktivat e mënyrës së të sjellurit që Allahu ia ka drejtuar atij.
Për këtë arsye do t'i pranojë ato, duke qenë i bindur se në to ka vetëm të mira, pavarësisht nëse ato janë ose jo të qarta për të. Se ai di që Zoti i tij është i Urtë dhe se ligji i Tij nuk e devijon nga drejtimi i drejtë dhe rruga e pacenuar. Ai di gjithashtu që Allahu xh.sh. është i Madhërishëm me të dhe nuk e urdhëron pos për të mirë sado që i është e rëndë, dhe as që e ndalon pos nga e liga sado që mund të jet e dëshiruar për të dhe epshet - tekat e tij.
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Afrim TAHIRI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".