Ç'thonë argumentet hyjnore? 6
Krahas kësaj, kjo akide-besimi që është burim besimi në ligjet juridike dhe baza e garancës në to, i shfaqen epidemi dhe faktorë që e dobësojnë atë, e për rrjedhim i kthehet autoriteti në sentimentalizma, edhe në rast se nuk depërton nëpër të dyshimi në mendje. Pjesa më e madhe e këtyre epidemive paraqiten në mrrekullitë dhe harresat tokësore që nëse thellojnë rrënjët në sentimentat dhe ndjenjat e izolojnë njeriun nga zotërimi i këtyre opinioneve. Kështu nuk kthehet më bashkëveprimi me dashamirësinë e tij dhe emocionet e tij por kthehet gjendja e cila e bën të mbyllur kabinave të vetëdijes së tij.
E nga urtësia e Allahut xh.sh. është se Ai i caktoi njeriut një drejtim-udhëzim nga adhurimet, si: namazi, agjërimi, haxhi, zikri ... të cilat ia obligoi sipas një metode të drejtë, efikase, pa ekzagjërime e pa neglizhenca për të qenë ato ushqim për bazat e atyre opinioneve, madje për të qenë fortesë për stuhitë e joshjeve. Sado që të zhytet njeriu musliman në jetën e kësaj bote apo në çështjet e saj, ose sado që të ekspozohet ndaj tundimeve të saj, ngase në lidhjen e tij që ekziston mes adburimit dhe përqëndrueshmërisë, trungun e besimit të tij e bën besëtor, gjithnjë e më të fortë e më të thellë.
Kjo është urtësia Hyjnore në obligimet me adhurime.
Vërtetë që kjo është mbrojtëse e besimit.
Akidja me rolin e saj është bazë e pashmangshme për të shtuar sigurinë e robit në ligjet, imperative apo ndaluese, të Zotit të tij, që lidhen me tërë, udhëkryqet e jetës dhe komponentet e saj si familja, shoqëria, pushteti, financa, krimet, sanksionet, marrëdhënjet ndërkombëtare, etj..
Më kujtohet që një grup perëndimorësh të kombësive të ndryshme që ishin bërë muslimanë kohëve të fundit, më vizituan para disa vitesh. Përgjatë bisedës njeri prej tyre më pyeti se: "Përse islami nuk ia jep gruas të drejtën për kryesinë e shtetit"?
Më kujtohet që shpreha tërë argumentet që pohojnë se psikika e gruas, natyra e saj organike dhe rrethanat e saj shoqërore ia pengojnë harmoninë e të kryerit në mënyrë shembullore funksionet drejtuese të shtetit, në shoqërinë islame.
Kur mendova se tashmë e binda me ata argumente objektive ose neutrale, ma priti duke më thënë: Jam në gjendje të debatoj për të gjitha argumentet që përmende, por unë njëkohësisht jam i bindur që kur i Dërguari Muhamed a.s. deklaroi se i është ndaluar gruas një funksion i tillë, nuk ishte opinioni i tij, por ishte një shpallje nga Allahu xh.sh., që ua njoftoi njerëzve. Kur kam besim në urtësinë dhe drejtësinë e Allahut, jam në bindje, pavarësisht nga çfarëdo argumenti, se kjo është e vërteta dhe e drejta.
U duk qartë se argumenti i shkurtër ne të cilin ai u mbështet ishte shumë më i fortë se sa filozofimi im i gjatë për të cilin kujtova se bëra mirë që shfaqa.
Ja dhe një shembull tjetër që shton qartshmëri në këtë të vërtetë:
Kur i zbriti ajeti Kur'anor të Dërguarit të Allahut mbi ndalimin e alkoolit, ai urdhëroi një nga sahabet-shokët e tij që të shkojnë dhe t'ia kumtojnë njerëzve. Kushdo që e dëgjoi këtë ajet iu afrua shtamave - qypave të mbushur me alkool që kishte dhe i theu ato, edhe pse për shkak të lidhjes së thellë me të, ata i ruanin e zbukuronin siç ruanin e zbukuronin thasët e grurit.
Ngjau kjo, ndërkohë që disa njerëz pinin. Ata menjëherë flakën alkoolin, thyen gotat e tyre dhe me zëra të lartë thirrën: "Bindje Ty o Allah! O Zot! Tashmë i dhamë fund".
Kjo atëherë, ndërkohë që Amerika më 1933 e provoi veten në këtë, duke deklaruar për ndalimin e alkoolit, dhe këtë e bëri me një bindje të brendshme të plotë. Mirëpo nuk kaloi shumë e hoqi dorë nga caku. U largua nga bota e të ndaluarës dhe u kthye si më parë. Duke ditur se njerëzit në Amerikë ishin shumë më tepër në dijeni për dëmet dhe sëmundjet që shkakton alkooli se sa arabët kur iu zbrit ajeti! Sa çuditshëm ky ndryshim?
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Afrim TAHIRI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".