Banner

Zgjedhja e detyrave dhe drejtave të femrës në shoqëritë perëndimore 2



Nga pikëpamja perëndimore e materies dhe vënies së saj në pozitë të një faktori në ngritjen e një komuniteti më të mirë shoqëror ajo që e ka shtyrë ta privojë nga shumë të drejta me qëllim të synimit të mbrojtjes së asaj që e konsideron detyrë më me rëndësi.

Kjo ka sjellur lloje të ndryshme të autokracisë (arbitraritetit) dhe padrejtësisë të cilat në të shumtën e rasteve kanë rënë mbi femrën. Për shkak të ndikimit të akti faktori material, femra është obliguar që vetë të kujdeset për vete, pavarësisht nëse bëhet fjalë për vajzën në shtëpinë e prindërve apo bashkëshorten në shtëpinë e burrit të saj, gjersa të jetë në gjendje të vijë te çfarëdo fitimi në çfarëdo mënyre qoftë!

Filozofia e "shenjtërisë" së materies dhe shikimit të saj si faktor të vetëm për sigurimin e një shoqërie të qetë njerëzore, hedh në zemrën e secilit individ perëndimor bindjen "e shenjtë" esenca e cilës është se kënaqësitë e jetës janë të shumta dhe të pakufishme. Të gjitha këto kënaqësi kërkojnë shuma të mëdha parash. Për këtë arsye të gjithë duhet të futen në garën e pashembullt për të siguruar shuma sa më të mëdha për pagimin e haraçit që të arrihet zinxhiri i kënaqësive të cilat nuk përfundojnë kurrë.

Pikërisht kështu. Çdo individ në këtë tollovi duhet të nxitojë dhe të kujdeset për vetvete, duke garuar me të tjerët në grumbullimin e shumave sa më të mëdha të parave. Ideja e brengosjes dhe durimit për shkak të tjerëve ose bërjes mirë ndaj të tjerëve në këtë rrethanë paraqet naivitet për çka nuk ka as kohë as vend.

Për shkak të dominimit të kësaj "filozofie materialiste" vajzat janë të detyruara që sapo të shtojnë shtat të dalin çdo mëngjes, njësoj si anëtarët tjerë të familjes për të kërkuar mjetet për jetë dhe kënaqësi të cilat i synojnë të gjithë, në mënyrë që t'i sigurojnë sa më shumë. Konsiderohet marrëzi e madhe që ajo në atë moshë të re të presë kujdesie dhe mëshirë nga babai, dhe të mos detyrohet të bredhë në kërkim të ekzistencës së vet.

Po kjo filozofi e detyron femrën ta humb çdo shpresë në atë që e kemi quajtur detyrime të burrit ndaj saj, e të cilat ai duhet t'i plotësojë në këmbim të obligimit të jetës bashkëshortore të cilat i bart ajo, andaj tashti krahas këtyre obligimeve edhe ajo duhet të dalë për të kërkuar çfarëdo pune me të cilën do të mbulonte nevojat vetjake.

Prandaj, materia dhe asgjë tjetër është bazë e shoqërisë perëndimore dhe ajo është burim i detyrave të tjera me të cilat obligohen anëtarët e saj pavarësisht për kë bëhet fjalë.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Selim SYLEJMANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Femra midis tiranisë së sistemit perëndimor dhe mëshirës së ligjit hyjnor".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...