Ç'thonë argumentet hyjnore? 1
Tani nuk na mbetet tjetër, veçse ti dëgjojmë rrëfimet që na kanë arritur me anë të njoftimit të besueshëm-revelatës, nga ajo që lidhet me çështjen tonë dhe të ardhmen tonë e që domosdoshmërisht duhet ta njohim.
Këtu do t'i trajtojmë pikat në mënyrë të përgjithshme, duke i lënë pra detajet për fazën pasardhëse.
Duhet gjithashtu të kuptojmë me plot bindje se revelata që na erdhi me këtë sqarim, është shpallja e përgjithshme Hyjnore që u është zbritur të gjithë të dërguarve dhe profetëve pa ndonjë dallim mes tyre. Pastaj u konfirmua e u përgjithësua në shpalljen e fundit që iu zbrit të fundit nga të dërguarit, e ai është Muhamedi a.s..
Kjo shpallje thotë:
1. Njeriu është rob i Allahut. Ai gëzon shumë aftësi dhe cilësi fisnike, por ai nuk posedon gjë prej tyre. Ai është personi që i vë në përdorim ato, por nuk është krijues i gjëje prej tyre. Si rrjedhim ai është i nënshtruar ndaj ligjit të Allahut xh.sh. që caktoi: zhvillim nga dobësia, pastaj shndërrim nga dobësia në forcë, e më pas kthim nga forca në dobësi dhe vdekje.
2. Njeriu është krijesa më e nderuar tek Allahu xh.sh., si në aspektin e llojit ashtu edhe të qenies së tij. Allahu xh.sh. i dhuroi atij cilësi që nuk i janë dhuruar ndonjë krijese tjetër. Ndër më të spikaturat prej tyre janë arsyeja dhe shkenca. Gjithashtu Allahu xh.sh., në dobi të tij, d.m.th. interes të tij, nënshtroi të gjitha qeniet përreth. Disa prej të cilave i nënshtrohen në mënyrë të mëvetësishme dhe direkte, pa qenë e nevojshme që njeriu t'i bëjë gati për t'i futur në përdorim, kurse ca të tjera i nënshtrohen përmes ndjekjes së mënyrës së arritjes deri te shfrytëzimi i tyre. Mënyra e drejtë e tyre është shkenca dhe orvatjet praktike që ajo kërkon.
3. Arsyeja e njeriut është pasqyrë e ekzistencës së Allahut xh.sh.. Kështu që ajo duhet mbajtur e pastër vazhdimisht, që ta pranojë dritën e kësaj ekzistence. Funkcionet e pjesshme të arsyes sado që të shtohen e të bëhen të llojllojshme, të gjitha ato, njeriu duhet t'i udhëzojë për kryerjen e misionit të madh, të qenurit, të paraqiturit e më të respektuarës mënyrë të ekzistencës së Allahut xh.sh.. E kjo është domethënja e fjalëve të Zotit: "Nuk krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos për të adhuruar", (Edh-Dharijat:56).
4. Robëria e njeriut ndaj Allahut xh.sh. përbëhet nga dy anë: Realiteti i pashmangshëm të cilit ai i nënshtrohet dhe i përshtatet pa dallim, besimtar qoftë ose jo, si dhe sjellja e zgjedhur me të cilën karakterizohen ata që njohën Allahun dhe besuan në Të. Iu nënshtruan pushtetit dhe mësimeve të Tij. Dhe në këtë rast, ajo që kërkohet nga njeriu është që ta bëjë sjelljen e tij të zgjedhur harmonike me realitetin e pashmangshëm. Në këtë mënyrë mishërohet në të sjellja e robit dhe jo sjellja e sundimtarit, duke iu nënshtruar urdhëresave dhe ligjeve të Allahut xh.sh..
5. Urdhërat e mënyrës së të sjellurit nga Allahu i Lartësuar në thirrjen që u bëhet robërve. të Tij, përmblidhen në ndërtimin e kësaj toke në sensin e saj civilizues dhe shoqëror të përgjithshëm, mbështetur në bazat e drejtësisë, urtësisë dhe dashurisë. E këto tre kuptime janë cilësitë më të spikatura të Krijuesit.
6. Sikur adoptimi me urdhërat e mënyrës së të sjellurit të ishte i varur nga bindja mendore ndaj fakteve doktrinale, atëherë njeriut do t'i duhet të kishte bindje në faktet që vijojnë:
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Afrim TAHIRI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".