JoMedhhebizmi: Risitë që i sjell Autori i Broshurës
-argumentet e tij dhe përgjigjja jonë ndaj tyre-
Tash, pasi që prej temave të broshurës larguam çdo gjë që nuk merr pjesë në çështjen diskutabile, si dhe larguam të gjitha tekstet që i kanë thënë thënësit e tyre për të vërtetuar gjëra që i pranojnë të gjithë dhe nuk kundërshton askush, pas gjithë kësaj gjejmë një supozim (da'va) të rrezikshëm dhe të ri, gjë të cilën e ka pasur për qëllim autori.
Ky supozim thotë: se muslimani në çfarëdo gjendje qoftë, e ka haram (të ndaluar) të imitojë një medhheb të caktuar prej katër medhhebeve. Nëse ai e bënë këtë, atëherë ajo konsiderohet fanatizëm i verbër dhe humbje e qartë, si dhe ata që e kanë bërë këtë janë të cilët e kanë përçarë fenë e vet dhe janë ndarë në grupacione, (f. 7).
Le ta nxjerrim në shesh realitetin e këtij supozimi si dhe të pyesim për argumentin dhe bazën e tij, pasi që larguam prej tij mbulesën që fshehej pas saj.
Mbulesën e atyre tri çështjeve të pranuara nga të gjithë dijetarët dhe argumentet e tyre. Këto çështje nuk kanë të bëjnë as për së afërmi e as për së largu me këtë supozim.
Zotërinjtë e këtij supozimi nuk kanë të drejtë që të huazojnë asgjë prej argumenteve të këtyre tri çështjeve, për të përforcuar dhe për ta argumentuar atë.
Cilët janë argumentet mbi të cilat është mbështetur autori i broshurës për supozimin e tij?
Argumentet e tij në mënyrë të shkurtër përfshihen me sa vijon:
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Naser RAMADANI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "JOMEDHHEBIZMI - bid'ati më i rrezikshëm që kërcënon sheriatin islam".