Banner

Zgjedhja e detyrave dhe drejtave të femrës në shoqëritë perëndimore 1



Sërish po tërheqim vëmendjen se nuk duhet lejuar që Perëndimi t'na mashtrojë me parulla të bukura për lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut të cilat na pengojnë të shikojmë realitetin e dhimbshëm i cili është i papajtueshëm me këtë, e në bazë të cilit Perëndimi sillet karshi popujve dhe grupeve të vogla.

Në rast se pikëpamjet dhe vetëdijet vetjake i robërojmë në boshllëkun e këtyre parullave do të bindemi që femra në Perëndim ulet në fron të nderit duke gëzuar liritë që nuk kanë kufi dhe se realizon të gjitha të drejtat pa kurrfarë vështirësish.

Përkundër kësaj, femra perëndimore vuan nga realiteti i cili nuk mund të pajtohet me këto parulla. Çdo vrojtues dhe studiues i thelbit të jetës perëndimore mund të vërejë këtë kontradiktë dhe zemra e tij me siguri do të pushtohet nga pikëllimi kur ta kuptojë faktin se femra perëndimore në të vërtetë është viktimë e tiranisë së sistemit perëndimor.

Duke u nisur nga ky qëndrim shtrohet pyetja:

- Cilët janë burimet e detyrimeve me të cilat është obliguar femra perëndimore sot?

- Përgjigja që na ofron realiteti është se burimi i tyre është në dominimin e interesit material.

Nuk ka nevojë të shpjegojmë se shumë detyra me të cilat është obliguar femra perëndimore dhe të cilat i kryen, janë në harmoni me masat njerëzore dhe vlerat islame. Arsye për këtë është se faktori material vërtet paraqet njërin prej shtyllave më të rëndësishme që është i domosdoshëm për mbijetesën e llojit njerëzor, për ngritjen dhe ruajtjen e cilit edhe ka ardhur feja. Bashkëpunimi i mashkullit me femrën në ngritjen e një shoqërie përparimtare njerëzore është domosdoshmëri pa alternativë.

Mirëpo, Perëndimi nuk i kushton rëndësi asnjë faktori tjetër pos atij material në domenin e shoqërisë dhe kujdesit për të, gjersa principet islame dhe përgjithësisht vlerat fetare faktorin material e shikojnë si një nga shumë faktorë dhe e vendosin atë sipas principit të shkallës së prioriteteve.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Selim SYLEJMANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Femra midis tiranisë së sistemit perëndimor dhe mëshirës së ligjit hyjnor".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...