Banner

Fetva 25



Pyetja:

All-llahu në Kur'an thotë: "... Unë në tokë do të caktoj një mëkëmbës ...".

Ç'është shkaku që All-llahu Ademin e bëri mëkëmbës në tokë?


Përgjigja:

All-llahu nuk caktoi si mëkëmbës në tokë vetëm Ademin si person, por All-llahu caktoi njeriun i përfaqësuar në Ademin dhe në pasardhësit e tij deri Ditën e Kijametit.

Domethënia e caktimit të All-llahut njeriun si mëkëmbës është që njeriu të jetë i obliguar për ndërtimin e tokës dhe për të ngritur shoqërinë njerëzore në mënyrën që përputhet me ligjin dhe drejtësinë e All-llahut dhe sipas planit që Ai e ka hartuar për njeriun.

Ishte e mundur për All-llahun që Ai njeriun ta detyron për të zbatuar këtë detyrë dhunshmërisht nëpërmjet shtytjeve të instinktit natyror si që është rasti me kafshët që nuk flasin, atëherë nuk do të ishtë e qartë domethënia e asaj që All-llahu caktoi njeriun si mëkëmbës në tokë, ngase në këtë rast ligji i All-llahut drejtëpërsëdrejti zbatohet nëpërmes dhunës dhe detyrimit.

Por All-llahu Fuqiplotë deshti që ta njoftojë njeriun me ligjin e Tij i cili shpalon të vërtetën në këtë gjithësi dhe të dalin në dukje dukuritë e drejtësisë së All-llahut në përgjithësi ndaj krijesave të tij e ndaj njeriut në veçanti. Njëashtu, dëshira e All-llahut është që njeriun t'a urdhërojë që të zbatojë atë në mënyrën e kërkuar edhe atë duke mos e shtërnguar dhe detyruar.

Nisur nga kjo, përpjekja e njeriut që të ngrejë ligjin e All-llahut dhe t'a zbatojë rregulloren e Tij, bëhet me vetë vullnetin e njeriut që është si dukuri e caktimit të Allahut për këtë.

Ki kujdes që të mos supozosh se domethënia e kësaj mëkëmbësie nga ana e All-llahut nuk do të thotë se All-llahu njeriun e ka lënë si mëkëmbës të Tij për të udhëhequr çështjet e kësaj gjithësie ashtu siç presidenti apo mbreti lë mëkëmbës për t'i kryer detyrat e tij apo bie fjala se Ai është i zënë. All-llahu i Lartmadhëruar është larg këtyre gjërave.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...