Treni i këtij udhëtimi - Prej nga? Deri ku? 2
A është e mundshme atëherë për njeriun, cilido njeri qoftë ai, të injorojë tërheqjen e kësaj injorance të zymtë e cila e përcjell nga ajo e hutohet, e i devijuar nga epshet e tij psikike apo nga nevojat e tij organike? Dhe a ekziston në hapësirën e natyrës njerëzore kush zotron zgjedhje si kjo?
Mbase ekzistencializmi nuk pranon të përgjigjet në këtë pyetje. Ndoshta disa nga përfaqësuesit e saj pohojnë se kjo përgjigje vjen me emrin e kësaj krijese njerëzore, edhe pse diç e këtillë nuk u tha nga askush tjetër.
Përmbledhja e përgjigjes është se gjeneratat njerëzore që vuajtën qysh prej kohëve të lashta në provat e kërkimit për përgjigje bindëse të këtyre pyetjeve, në nivelet e saja të ndryshme mendore dhe shkencore, duke filluar që nga filozofia vetjake dhe duke përfunduar tek poseduesit e aftësive të mprehta mendore nga masa e njerëzve, por nuk arritën deri te ndonjë përgjigje të kënaqshme, as që hasën në ndonjë bindje shkencore që të siguron.
Ishte nga të domosdoshmet që këto vuajtje me njeriun të përfundojnë nga rrjedhorja e së cilës shkohet deri tek muri i dëshprimit, dhe futet natyrisht në një gjendje brenge. Sikur ta dijë njeriu se kjo është e vërteta prej së cilës s'ka shpëtim dhe arratisje, atëherë më e lehtë do të ishte për të, të tërheqë dëshprimin e vet bile të pajtohet me të. Në këtë rast atij nuk i ngelet tjetër përveç të dëfrehet me tekat që i kërkon epshi dhe nevojat e tija organike nga parashikimet e tij mendore dhe hetimeve të tij të fshehta, të panjohura!
Komenti ynë për këto përgjigje të cilat përsëriten nga udhëheqësit e shkollave ekzistenciale është: A ka arritur njeriu në të kaluarën e tij të shkuar, apo të sotmen aktuale që të arrijë deri te muri i këtij dëshprimi apo të përfundojë me të kërkimi deri tek një shkallë maksimale e dëshprimit, pastaj nga pesimizmi i tij të kalojë në optimizëm duke u mbështetur në një lumturi deri sa të vuan nga shqetësimi.
Njeriu perëndimor sot është më i nevojshmi për këtë recetë barnash po që në të është shërimi i tij i deklaruar. Kjo veçse është dëgjuar dhe i është dhënë vëmendje e posaçme nga ekzistencialistet françeze, gjermane, angleze dhe daneze. Megjithatë, ai akoma vazhdon së vuajturi nga vuajtjet e tij, nuk është përshtatur me dëshprimin e tij dhe nuk është nënshtruar me asnjë konsulltim në shqetësimin e tij. E tëra kjo është e njohur tek psikiatri dhe radhët të shumta para klinikave të tyre.
Unë nuk e mohoj atë se kur njeriu jepet shumë pas epshit dhe nevojave të tij organike që e angazhojnë atë ndaj koncetrimit të mendjes derisa e përcjell atë duke hulumtuar për rrëfimin e kësaj ekzistence. Por duhet ta dimë se kjo shtrirje nuk vazhdon përveç deri në një interval të caktuar.
Është lehtë të dihet kjo, nëse e kujtojmë se depoja e tekave psikike dhe e epsheve të tij të vrullshme, instiktive janë të kufizuara në këtë jetë. Aq më tepër që e tërë kënaqësia që është në të, gjykohet sipas rregullave të universit që e kontrollon atë me masën që nuk e tejkalon atë as në cilësi e as në sasi.
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Amir AHMETI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".