Banner

Treni i këtij udhëtimi - Prej nga? Deri ku? 1



A vure re njeriun që hapi sytë pas një gjumi të thellë, dhe që në vend se ta shihte veten duke u përpëlitur në shtratin e dhomës së tij të gjumit, gjendet brenda në kabinën e një treni që nxitonte në drejtim të panjohur që marshonte maleve dhe fushave të cilat më parë nuk i kishte parë e as që ka pasur njohuri për to.

Kush e shtyu dhe e uli në këtë tren, kur ndodhi kjo dhe kush e nget atë?

Kush organizoi këtë udhëtim, kush planifikoi lëvizjen e tij dhe ç'kërkohet prej tij personalisht?

E ai, nga e tëra kjo nuk di asgjë!

Sëkëndejmi, a është e mundur që ky njeri që të mos mendon ndaj pyetjeve në këtë drejtim, të rehaton nervat e tij, nga ngacmimi dhe ndjekjes së asaj që nuk e njeh. Pastaj, të zhytet së angazhuari, i pavëmendshëm ndaj bukurisë së rrugës dhe ekscentrizimin e dukurive?

Edhe sikur të ishte kabina e tij me më të shkëlqyerat mobilje dhe e stolisur me të gjitha orenditë dëfryese, apo edhe sikur të ishte plot acarime e ngacmime?! E prej kësaj a do të përfitonte për të angazhuar mundësitë e tij inteiektuale nga brenga e hutia, nga shkaku i luhatjes së tij, e në çka ai nuk ka zgjedhje tjetër në këtë det të panjohur.

Megjithëkëtë, problemi do të jetë relativisht i vogël atëherë kur përmasa e trenit të jetë e kufizuar dhe e rrethuar me botën që nuk fsheh veçorit dhe natyrën e saj. Ngase kahdo që ta drejtonte, kah lindja apo kah perëndimi, assesi nuk do të dalë jasht nga diametri i tij dhe nuk ec pos mbrenda tokës së tij.

Por, problemi do të duket i madh, shumë i madh, kur vetë treni të jetë e tëra ajo botë, dhe kur lëvizja e tij inskenohet në vargun e kësaj jete njerëzore. Ai këtu është injorancë e pashmangshme dhe jo injorancë relative me çka kalon hapësira lokale apo kohëra të njohura!

Qysh prej fëmijërisë sonë të hershme veçse kemi hapur sytë mbi jetën për të cilën nuk dimë asgjë, mbi pikënisjen dhe as për përfundimin e saj. E shikimet tona janë shtrirë përreth nesh e deri në horizontet që nuk dimë gjë as për bazat e saja të vendosura e as për degët e saja të shtrira e të zhvilluara. Sado që ta pyesnim shkencën nuk do të shtonte tjetër përveç që do të na shtynte ne përpara një zgjatjeje kohore lokale dhe hapësinore të pakufishme.

Shpresat tona në kronologjitë e historisë dhe çfarë arritje përfundimtare kishin metodat tona shkencore nga ajo përveçse pjesën e tanishme të cilën po e jetojmë, kurse ajo që i paraprinte kësaj është e zhytur në errësirat nga e panjohura e braktisura. Kurse ajo që pason është e mbuluar me iluzione e që akoma nuk lindin nga fshehtësitë e panjohura. Sadoqë të orvatemi të thellohemi në të kaluarën e largët e të pllakosur mbi shkëndinë e shkencës, sdomend ajo nuk do të rezulton pos me një vandak prej hamendjeve dhe iluzioneve.

Edhe sado që të përpiqeshim me vetë shkëndinë e diturisë për të zbuluar të fshehtën e ardhme dhe çfarë do të sjellë me të e nesërmja e afërt ose ajo e largët, megjithatë, ajo nuk do bartë tek ne pos një vandak të skenuar prej hamendjeve dhe iluzioneve. Kështu ato mbesin momente apo ditë të pakta të tanishme, që janë të vetmet që u nënshtrohen argumentit shkencor të kufizuar në mjetet e eksperimentit dhe vështrimeve.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Amir AHMETI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...