Banner

JoMedhhebizmi: Parathënia e përkthyesit



Ishte caktim i Allahut xh.sh. që islami si fe, në mënyrë masovike të depërtojë dhe përhapet në trojet shqiptare dhe në Ballkan, nëpërmjet depërtimit të osmanlinjëve.

Siç është e njohur, ata ishin predikues të medhhebit hanefij, njërit prej katër medhhebeve (shkollave juridike islame) të mëdha islame. Kështu ky medhheb u përhap edhe në mesin e popujve të Ballkanit, ndër ta edhe te shqiptarët. Një gjë e tillë ka vazhduar shekuj me rradhë, pa kundërshtuar askush.

Mirëpo, në dhjetëvjetëshin e fundit, në mesin e kësaj popullate u paraqit një grup i të rinjëve me mendime që binë ndesh me metodologjinë dhe rregullat e medhhebit hanefij, kështu që ky grup dallohet nga të tjerët për nga mënyra e faljes së namazit, veshja, bile edhe nga interpretimi i çështjeve bazë të islamit.

Ky lloj manifestimi tash është bërë temë diskutimi në vende të ndryshme, duke filluar prej njeriut të rëndomtë e deri tek ai me përgatitje intelektuale.

Për hirë të së vërtetës dhe realitetit, e ndiem për obligim që kësaj dukurie t'i qasemi me përkthimin e veprave të dijetarëve, të cilët rrënjësisht e kanë shtjelluar këtë problematikë, në mesin e të cilave edhe ky libër.

Lexues i nderuar, në këtë libër do të hasësh në argumentet më të thukta, të cilat i paraqet autori rreth problematikës së imitimit të medhhebeve. Shpresoj se ky libër do të jetë një ndihmë e madhe për sqarimin e shumë çështjeve diskutabile që kanë të bëjnë me çështjen e imitimit të medhhebeve.

Lus Allahun xh.sh. që të gjithëve të na udhëzojë në rrugë të drejtë dhe të na shpërblejë me shpërblimet e Tij më të mëdha. Amin.

Mateç - 1423 h. / 2002.



Autor: Dr. Naser RAMADANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "JOMEDHHEBIZMI - bid'ati më i rrezikshëm që kërcënon sheriatin islam".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...