Fetva 21
Pyetja:
Jam studente e Universitetit ku është prezente përzierja (midis meshkujve dhe femrave).
Pra, në cilat sfera më lejohet që me kolegët e mi të bisedoj dhe a më lejohet që t'i përshëndes ata?
Përgjigja:
Parimisht, çdo bisedë që ka për qëllim mësimin apo të ngjashme, duke iu përmbajtur rregullave të ndruajtjes (turpit) dhe të mbulesës Islame është e lejuar me kusht që kolegu me të cilin bisedoni të jetë prej atyre që i ruan sytë dhe të mos u lëshohet dëshirave të epsheve dhe kushti tjetër është që mos ketë midis tyre vetmi (hulve) ashtu siç e definon vetminë Sheriati.
Autor: Prof. Dr. el-Buti