Banner

Fetva 220



Pyetja:

Nëna ime (All-llahu e mëshiroftë) ka ndëruar jetë në moshë të re. Ajo nuk e ka kryer Haxhin megjithëate ajo kishte dëshirë të flaktë për ta kryer, por, situata në atë kohë nuk i ka ndihmuar. Unë si bijë e saj dëshiroja që dikë ta dërgojë si bedel për te. Por, unë nuk kam pasuri për një gjë të tillë. A ka mundësi që për këtë qëllim, prej zbukurimeve që i ka patur nga gurët e çmuar të paguaj një njeri që të shkojë bedel për te? Kam pyetur shumë por, më kanë dhënë shumë fetva të ndryshme prandaj, nuk di çka të bëj dhe si të sillem.

Por, unë kam besim në diturinë dhe punën tuaj andaj shpresoj që të më jepni përgjigje të thuktë për këto pika: Më kanë thënë se shuma e Haxhi bedel nxirret para se të ndahet trashëgimia, pra, është sikur huaja. Dikush më ka thënë të kundërtën d.m.th. në fillim duhet të ndahet trashëgimia e pastaj kush do prej tyre mund që prej hakut të vetë të jep që t'i kryhet asaj Haxhi. Dikush tjetër më ka thënë se xhevahirët janë haku i vajzave të saj duke vepruar sipas Urfit (traditës së vendit). Kurse disa të tjerë më kanë thënë se zbukurimet duhet t'u ndahen trashëgimtarëve sipas Sheriatit.

Pyetja ime kryesore është: A ka mundësi që unë një pjesë të zbukurimeve që i ka pasur nga floriri t'i shes e ta dërgoj dikë t'ia bëjë Haxhin? Këtë gjë a mund ta bëj duke mos u treguar trashëgimtarëve pasiqë unë kur i kam pyetur disa pranojnë e disa janë kundër pasiqë Haxhi bedel nuk është i domosdoshëm. Duhet potencuar se nëna ime kur ka ndëruar jetë posedonte një shtëpi (në të cilën ende vazhdojmë të jetojmë) dhe xhevahire. Ajo vdiq dhe la burrin, tre fëmijë: dy vajza (njëra me mungesë mendore e cila është 22 vjeçare).


Përgjigja:

Së pari: të them se kur duash të pyesish për ndonjë dispozitë të Sheriatit duhet të mundohesh të gjesh ndonjë dijetar specialist që i frigohet All-llahut të Madhëruar.

Së dyti: të gjithë pasuritë që nëna yte i ka lënë e që kanë qenë pasuri e saj shndërrohen në pronën e trashëgimtarëve. Dhe kështu nuk lejohet që asnjë dinarë pare të shpenzohet pa lejen e trashëgimtarëve. Pasiqë të kryhet shpërndarja e asaj që merhumja e ka lënë dhe të gjithë apo ndonjë prej tyre dëshiron që të bëj mirë nga hisja e vet e të paguaj dikë i cili ka bërë haxhin e vet që t'ja bëj haxhin merhumes atëherë një veprim i tillë është i lavdëruar.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...