Treni i këtij udhëtimi - Prej nga? Deri ku? 3
Kur shpirti me të madhe jepet iluzioneve dhe kërkesave të saj s'do t'i rezistojë kapitjes nga ajo që i kthehet si bumerang dhe që e drejton nga e panjohura dhe risia. Sado që do t'ia bëjë të mundshme asaj që të kombinojë mes zhvillimit dhe risisë, më në fund ajo patjetër do të arrijë tek caku që s'ka mënyrë tjetër për ta tejkaluar. Dhe mu atëherë kur e kaplon monotonia, ngushtohet me të njohurat, të zakonshme prej të cilave është neveritur e që pastaj i ka pështyrë. E me çfarë do të argëtohet e angazhohet nga shqetësimi mendor i cili e ka gardhuar?
Shqetësimi rishtas do të kthehet, mund t'i shtohet monotonia, kurse bezdia me të vjetrën e përsëritur që e ka neveritur veten e vet e bëri të padëgjueshëm për çfardo zhvillimi apo risi.
Pas kësaj, rezultati është i bezdisshëm në vetë jetën, kurse shfaqja e sëmundjeve të ndryshme psikike dhe nervore të cilat me ndikimin e tyre revoltojnë në cilindo nga shkaqet e qëndresës dhe mjekimit. [1]
Ky zhgënjim psikik është sëmundje tmerrësisht e rrezikshme. Apo ka dhe shumë mundësi të jetë zanafilla e shumë sëmundjeve të rrezikshme. Ajo më e rrezikshmja tjetër që është në të është depërtimi i saj deri në qenjen e njeriut që më pas ze vend-pushon dhe merr nga ai me tërësinë e shpirtit, prapa perdes së dendur nga ndryshimet në strehim, kënaqësi, epshe psikike dhe sorollatje, në të harruarit dhe argëtimet, me të gjitha llojet e saj të mundshme.
Kur një pinjoll prej të rinjve vështron këto shoqëri atëherë ai nuk sheh (vëren) tjetër përveç shkëlqimit të kënaqësive, epsheve dhe formave të ndryshme argëtuese dhe të mira prej këtu ai s'do të jetë në gjendje për të marrë guxim se çdo sëmundje ka mundësi tani që të pushtojë vendin e tij nga shpirtra heronj të këtyre tekave dhe iluzioneve. Dhe se ai së shpejti do t'i shpartallojë ata.
Ndërsa më të moshuarit nga ata që u morën me prova të ndryshimeve në botën e epsheve dhe që e fundosën veten në detin e shijeve dhe shthurjeve të pakufizuara, ndjejnë agoni, tortura që ua marrin frymën. Mirpo, u janë mbyllur shtigjet, u dështuan të gjitha mjekimet dhe nuk e gjejnë strehimin ndaj këtyre agonive, s'e gjejnë dot pos duke vazhduar me argëtime dhe huti e sado që kuptojnë se ky lloj strehimi nuk i shpëton ndaj bishes se tyre përcjellëse, s'do gjejnë farë dobie përderisa s'gjejnë strehim zëvendësues.
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Amir AHMETI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".
[1] - Është e njohur që psikiatria akoma nuk ka arritur ndonjë përparim dhe e tërë ajo në çfarë mbështeten dhe përkrahin psikiatrit në fushën e mjekimit, janë barërat mpirëse dhe qetësuese, të cilat më në fund e shtyejnë të sëmurin në një gjendje më të keqe se sa sëmundja nga e cila vuante ... e fshehta e kësaj prapambetjeje të amullit në vend të vet është pse psikiatrit perëndimorë akoma këmbëgulin me atë se grumbullimi material në qenien e njeriut është burim i vetëdijes së tij, ndjenjave dhe ndryshimeve të tij psikike. Koncept sipas të cilit në rast se njeriu fanitet nga shtrengata psikike çon në mjekimin e portretit trupor, me çka trupi has në çrregullime të reja kurse shtrëngata psikike mbetet ashtu si ka qenë.