Banner

Fetva 278



Pyetja:

Jam student në Kanada. El-Hamdulil-lah falem dhe mundohem që të jem musliman i kujdesshëm.

Por, unë kam një problem me pastërtinë! Pra, a kam të drejtë të falem duke e patur kapotin apo xhaketën duke marrë parasysh se brekët apo këmishën i kam me ndytësi kurse kapotin apo xhaketën i kam veshur përderisa të arrijë në shtëpi që t'i ndëroj dhe t'i lajë teshat e ndytura.

Pra, pyetja ime është: A duhet unë që kapotin dhe xhaketën t'i lajë që të mundem të falem me to, duke potencuar se ndytësira në fillim nuk ka qenë në këto dy të fundit kurse larja e tyre më shkakton mundim të madh. Çka të bëj?


Përgjigja:

Duhet të nxirren vetëm ato tesha që janë të ndytura. E nëse është rëndë që t'i nxjerrish atëherë do ta bësh kaza atë d.m.th. do të falesh me ato tesha siç je e pastaj kur do t'i nxjerrish ato do ta bësh namazin përsëri kaza.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...