Fetva 151
Pyetja:
Si të bëjmë përputhjen midis Hadithit: "Nuk ka ngjitje (të sëmundjeve), infektim dhe as ugurzi", dhe Hadithit: "Ik prej atij që është i sëmurë me leprozi siç ik nga luani"?
Përgjigja:
Që të dy Hadithet janë të vërtetë dhe nuk ka midis tyre ndonjë kontradiktë.
Hadithi: "Nuk ka ngjitje (të sëmundjeve), infektim dhe as ugurzi", do të thotë se nuk ka ngjitje nga vetvetiu. Por, një gjë e tillë bëhet me vendimin e All-llahut Fuqiplotë.
Kurse, urdhëri i Pejgamberit për të ikur nga leprozi është për nga aspekti i asaj se duhet ndërmarrur shkaqet që i kemi në disponim e që All-llahu i krijoi: bie fjala si ndërmarrja e shkaqeve të furnizimit e të ngjajshme me to.
Autor: Prof. Dr. el-Buti