Banner

Fetva 150



Pyetja:

Vëllau im punon në Japoni dhe ditën e Xhuma ka ligjërata kështuqë ai vihet para dy gjërave: ose të prezentojë në Xhuma e t'i ngelin ligjëratat ose të prezentojë në ligjërata e t'i ngel namazi i Xhumasë.

A lejohet që dikush të dalë Imam dhe bashkë me shokët tjerë muslimanë ta falin namazin e Xhumasë në Universitet për një kohë të shkurtër kështuqë edhe namazi nuk u kalon edhe prezantojnë në ligjërata?


Përgjigja:

Së pari duhet të dish se namazi i Xhumasë ka disa kushte. Njëra prej atyre kushteve është që të jetë shteti shtet Islam, d.m.th. ai vend të ishte çliruar ndonjëherë nga ana e muslimanëve. Nisur nga kjo mësojmë se namazi i Xhumasë në vendet evropiane (ku nuk ka patur çlirim Islam) Japonia dhe të ngjashme me këto nuk është i obligueshëm. Ndërkaq, ata e kanë për obligim ta falin drekën.

Por, megjithëkëtë ne i inkurajojmë ata që jetojnë në ato vende të falin namazin e Xhumasë pasiqë praktikimi i saj mundëson takimin, bashkimin, dashamirësinë dhe këshillimin e njëri-tjetrit. Andaj, nuk është keq që një grup prej tyre të tubohen në Universitet dhe ta falin namazin e Xhumasë me kushtet që i ka Xhumaja.

Por, unë preferoj që pas namazit të Xhumasë të falin edhe drekën që t'i ikin kundërshtimit të atyre që janë të mendimit se Xhumaja falet vetëm në shtetin Islam (Daru El-Islam).



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...