Fetva 198
Pyetja:
Kur'ani i cili lexohet për ibadet (adhurim, sevap) a duhet të bëhet fshehurazi apo me zë?
Përgjigja:
Mund të bëhet edhe fshehurazi edhe me zë me kusht që së paku lexuesi ta dëgjojë veten se është duke lexuar ngase kjo është minimumi i asaj që mund të quhet lexim. Pastaj lexuesi shpërblehet për leximin pa marrë parasysh a e kupton domethënien apo jo.
A nuk ka thënë i Dërguari i All-llahut alejhis-selam në një Hadith që e transmeton Tirmidhiu dhe ka thënë se Hadithi është Hasen Sahih: "Ai që nga Libri i All-llahut lexon një shkronjë shpërblehet për të me një sevap dhe një sevap paguhet me dhjetë. Nuk them se Elif-laam-miim është një shkronjë.
Por, Elifi është një shkronjë, Lami një shkronjë dhe Mimi një shkronjë tjetër". S'do mend se shumica prej nesh nuk e di kuptimin e fjalës së All-llahut "Eliflaammiim".
Autor: Prof. Dr. el-Buti