Fetva 199
Pyetja:
A i lejohet gruas që përdor leckë (ind të jashtëm, vatë) në vaginë ashtuqë një pjesë e leckës hyn brenda vaginës e tjetra ngel në pjesën e jashtme dhe duke qenë kështu t'mos konsiderohet se i ka dalë diçka nga njëra prej dy kanaleve e të mos i prishet abdesti edhe pse pjesa e brendshme thith diçka nga lëngjet pasiqë nuk del në pjesën e jashtme?
E kam parasysh se kjo problematikë është bërë temë diskutimi midis atyre që thonë se ajo grua mban me vete ndytësinë kurse namazi me ndytësi nuk lejohet dhe atyre që thonë se pasiqë nga njëra prej dy kanaleve nuk ka dalë gjë konsiderohet se nuk ka gjë! Me të vërtetë një gjë e tillë sjell mundim për femrat për shkak se me daljen e këtyre lëngjeve atyre u prishet abdesti e sidomos kur janë në Universitet, në vend pune dhe më me rëndësi gjatë tavafit në Haxh apo në Umre.
Kërkojmë t'na shpjegoni vendimin e Sheriatit lidhur me këtë dispozitë dhe zgjidhjen e përshtatshme të këtij problemi?
Përgjigja:
Sipas domosdoshmërive (normave) të Fik'hut është ajo se çdo lëng që qarkullon dhe lëviz brenda vaginës pa mos dalë jashta unanimisht nuk e prish abdestin. Atë që unë e kuptoj prej normave të njohura të Fik'hut është se ekzistimi i diçkahit në vaginë për të ndaluar këtë lëng që të del jashta nuk luan ndonjë rol në ndryshimin e vendimit.
Pra, as që është prishur abdesti pasiqë nuk ka dalur jashtë e as që trupi është ndytur sepse ndytësira realizohet me daljen e saj jashta trupit bie fjala si: gjaku e të ngjajshme.
Ndërkaq, ngjitja (lidhja) e leckës së jashtme me pjesën e brendshme nuk shkakton ndytësi e as prishje të abdestit përderisa pjesa e jashtme është e thatë dhe e pastër. Unë e di kështu kurse All-llahu i di gjërat më së miri.
Autor: Prof. Dr. el-Buti