Banner

Përmbledhje drejtash dhe detyrimesh të gruas në sheriat dhe në shoqëritë perëndimore



Hyrje

Çdo shoqëri njerëzore, pavarësisht llojit dhe orientimit të saj anëtarët e vet duhet t'i obligojë me disa detyrime siç duhet mundësuar të gëzojnë disa të drejta. Kuptimi i shoqërisë realizohet përmes harmonizimit të raporteve të këtyre dy faktorëve - drejtave dhe detyrimeve.

Mirëpo, shoqëritë njerëzore dallojnë mes vete në faktorët dhe shkaktarët prej të cilëve këto drejta dhe detyrime përbehen. Në të shumtën e rasteve faktorët dhe shkaktarët e shoqërojnë përcaktimin fetar të shoqërisë, filozofinë shoqërore ose zakonet aktuale nën ndikimin e cilëve është shoqëria.

Femra, në të gjitha shoqëritë njerëzore, duhet të gëzojë kënaqësinë e posedimit të drejtave siç duhet të bartë barrën e obligimeve. Ajo në këtë është tërësisht e barabartë me mashkullin, pavarësisht nëse të drejtat dhe detyrimet e tyre janë identike.

Prandaj, çka është baza që përcakton të drejtat e femrës dhe detyrimet e saj në përmasat e Sheriatit dhe realitetin e shoqërive perëndimore?

Para se të përgjigjemi në këtë pyetje duhet shqyrtojmë termin "realiteti i shoqërive perëndimore" që është përdorur me qëllim të ikjes së shprehjes tjetër "sistemi i shoqërive perëndimore".

Arsye për këtë është që Perëndimi në realitetin e vet të dyfishtë lidhur me këtë çështje assesi nuk përkufizohet me një sistem të shkruar apo të shpallur. Ai i bindet ndikimit të pasioneve dhe materies i cili dominon në të. Njëkohësisht shoqëritë islame në këtë rast, si edhe në shumë raste të tjera, i binden principit të Sheriatit dhe vlerave të tij. Pavarësisht nga fakti se shumë bindje dhe zakone perëndimore "janë futur" në shoqëritë islame, ndikimi do të mbetet relativ, madje përmasa e ndikimit perëndimor dhe bindjes atij në të shumtën e këtyre shoqërive do të jetë e dobët në raport me ndikimin e principeve dhe mësimeve islame.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Selim SYLEJMANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Femra midis tiranisë së sistemit perëndimor dhe mëshirës së ligjit hyjnor".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...