Banner

Femrës që beson Allahun Fuqiplotë - Parathënia e botimit të dytë 2



Më e keqja e të keqes të shtrembërimit është se i zoti i saj për të sjellë argumente për të cilat është i vetëdijshëm se ato nuk janë asgjë tjetër përveç se lajka dhe devijim. Ai vazhdimisht flet me miklime dhe është në gjendje të hap lloj-lloj shtigje, doktrina a pikëpamje që si e si njerëzit ta besojnë atë që ai thotë, ndërsa nga ana tjetër, të mahniten për synimin që ka në vete.

I zoti i revistës të lartpërmendur duke e mbrojtur shkrimin dhe thirrjen e dijetarit të lartpërmendur si dhe duke u dhënë komente reagimeve të shumta të cilat demontuan fjalët dhe botëkuptimet e atij dijetari ndër të tjera tha: "... natyrisht, janë rrëfime për të cilat shumë keq dhe rëndë i vjen atij që është rritur në mesin e perdeve të dendura (mbulesës) dhe atij që beson në lashtëinë e mbulesës".

Ai këtë e tha sikur nuk e di, se rrëfimet që argumentojnë ligjshmërinë e mbulesës ashtu i vijnë të rënda atij që është rritur në atmosferë të përzier si dhe ai që beson në përparësinë dhe lashtësinë e kësaj atmosfere. Nga ana tjetër, ky nuk harroi që tezën e vet ta përkrahë edhe me penën e piktorit për të mishëruar idetë më dalluese të artikujve të tij, prandaj nga fantazia e vet nxori një pikturë të një femre ku mbulesa dhe dëlirësia e saj janë të paraqitura në një pamje aq të shëmtuar sa që të ngjall neveri e të fut krupën prej së cilës edhe shija e njeriut velet dhe pështiroset.

Por ai e di shumë mirë siç e di çdo i mençur se sikur piktori të dojë mund të imagjinojë një pikturë ku mbulesa do të paraqitej në pamjen më të bukur që e pëlqen natyra e pastër e njeriut e cila përputhet me shijen e tij.

Vëllai im i dashur, ai që posedon aftësi retorike që të të shtyjë të mendosh se mjalti (që është më i shijshmi dhe më i dobishmi që njihet nga të mirat) është i neveritshëm, e që oreksi nuk e do, atëherë ai është ndër njohësit e mirë të logjikës dhe retorikës, por ai me këtë të largon nga e vërteta dhe çon në devijim.

Kurse ai që është i çiltër ndaj teje dhe të tregon se pija e kulluar dhe e pijshme që është në atë gotë të mrekullueshme, ka helm të pastër ndoshta edhe vdekjeprurëse, s'ka dyshim se ky të ndalon nga një kënaqësi momentale por, pa dyshim ky të është mik i sinqertë që prej teje duhet të meritojë çdo respekt dhe nderim.

***

Pas gjithë kësaj që u tha, mjafton që e drejta vetë të triumfojë. Për këtë dëshmon vetë botimi i mijëra ekzemplarëve të këtij libri, harxhimi i tyre brenda katër muajve të botimit, dëshirat e vërteta dhe kërkesat për ribotimin e tij dhe nga ana tjetër pranimi i çdo femre që është reale e që beson All-llahun dhe të Dërguarin e Tij se e drejta (haku) gjendet këtu edhe nëse ajo nuk e praktikon si dhe demontimi i tyre për atë shtrembërim (pa drejtësi) edhe nëse ajo është e robëruar nga ai shtrembërim (pa drejtësi).



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Abdurrahman ASLLANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Femrës që beson Allahun Fuqiplotë".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...