Banner

Kotësia e jetës njerëzore përgënjeshtron seriozitetin e sistemit të universit 1



Kur njeriu mundohet të pushoj prej përpjekjeve për ta njohur vehten e tij dhe hulumtimit mbi rrëfimin e ekzistimit të tij, gradualisht arrin të bindet se ai nuk është më tepër se sa një kalimtar i përkohshëm në marshin e këtij universi dhe në kalim të kësaj jete. Jetë kjo e cila nuk sqaron fillimin e saj e as ndonjëfarë fundi në seritë e tij. E kur ky konceptim zuri vend tek ai, nuk do të jetë fundi i hallit të tij, përveç vrapimit të vazhdueshëm që s'e len të marrë frymë për fitim të kësaj jete dhe me të gjitha mundësitë e veta i ik përgjegjësisë së saj.

E sdomend se një person i këtillë është larg për të bartur ndonjë mesazh apo ngritje me ndonjë detyrë që ka të bëjë me natyrën e kësaj jete. Atëherë çështja nuk do të jetë tjetër pos mendjelehtësi, mu ashtu siç janë fëmijët.

Ndoshta është lehtë për ju të përceptoni se dhënja kënaqësive të kësaj jete kur të jetë i shkëputur nga përpjekjet për të arritur ndonjë qëllim dhe kur është i lirë nga çdo përgjegjësi që e mban atë apo kufizohet nga to, e kjo është mendjelehtësia të cilën nuk keni mund ta shihni më parë.

Mirpo, athua jeta njerëzore në realitetin e saj, është ajo stuhi e kotë? Dhe a është pikërisht njeriu ai që merr vendimin në lojrat e kotësisë? Sikur të na jepej rasti që të përgjigjemi në këtë, s'do e shihnim universin pos si një copë e kotësisë të cilën asnjë sistem nuk mund ta kontrollon e që nuk ec sipas ndonjë rendi, kështu ngase jeta njerëzore është pjesë bazë e këtij ndërtimi universal, andaj detyrimisht duhet të përfshihen nga një sistem i vetëm total, por nëse vështrojmë aspekte të ndryshme të këtij universi dhe pjesët e tij, nuk do gjejmë dukuri kotësie.

Në fakt, çdo gjë që shohim dhe që perceptojmë, duke filluar nga atomi dhe pjesët e tij e deri përtej kosmosit dhe lëvizjet e tij, janë të zënë me funksione nga të cilat nuk largohen asnjëherë, pavarësisht a i shikon gjërat në tërësinë e tyre ose përmes pjesëve strukturore do ta shihni se e vërteta mbetet e pandryshuar, meqë tërësia, pjesët dhe pjesët e pjesëve, vazhdimisht e kryejnë detyrën e tyre me përqendrueshmëri drejt synimeve.

Sdomend se kemi ndjekur shumë mënyra të jetës në botën detare dhe se jeni ndalur në dukuri të shumta të sistemeve të jetës shtazore, bimore në pyje, maleve të larta e thellësive tokësore. E vallë në ndonjërën nga këto pamje keni hasur gjurmë kotësie?! A keni parë diç tjetër pos sistemeve serioze dhe detyrave precize? Çdo gjë pra bartë përgjegjësi dhe është i zënë seriozisht dhe i përmbahet ndershmërisht. Pikërisht siç thotë Allahu xh.sh. në librin e shenjtë: "... Të gjithë e dinë dhe janë të udhëzuar për lutje ndaj Tij dhe për madhërim ndaj Tij, ...", (En-Nure:41).

Sigurisht keni përcjellur jetën shtazore në kullotat dhe pyjet e tyre dhe keni vërejtur se instiktivisht janë të lidhur në sistemet më aktive dhe më të rrepta se sa sistemet e jurisprudencës së konsideruar në jetën njerëzore.

Kërkimi i tyre për ushqim dhe pije është i lidhur ngusht me një sistem. Gjithashtu shtegëtimi i tyre dhe ndërtimi i çerdheve të tyre janë në pajtim me sistemin, siç janë edhe marrëdhëniet seksuale që fillojnë dhe mbarojnë në kohë dhe stinë të caktuara. Madje edhe kafshët e egra nuk sulmojnë apo grabisin jashtë këtij sistemi. Nga dukjet e këtij sistemi është se uria që trazon instiktin e vërsuljes dhe grabitjes te kafshët, po i njejti instikt heq dorë kur kafsha ngihet dhe sigurohet për ushqim të mjaftueshëm në strofullën e saj.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Hatixhe IMERl-HISENI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...