Fetva 130
Pyetja:
Jam martuar për së dyti, pas një martese të dështuar. Problemi im me gruan e dytë është se ajo nuk është në gjendje t'mi përmbush plotësisht dëshirat e mia seksuale. Unë nga ana praktike për çdo ditë ballafaqohem me mashtrime që gati më shtyjnë të bëj haram.
Kam biseduar me gruan time për këtë temë me qëllim që ajo të mundohet që të bëjë përmirësime por, ajo s'bën gjë. Duhet potencuar se unë me këtë grua kam një vajzë gjashtë muajshe.
Përgjigja:
Shkurrorëzimi asnjëherë nuk ka qenë i ndaluar përveç nëse motivi i tij është qëllimi i dëmtimit. Por, gjithsesi shurrorëzimi ngel të jetë si Hallalli (e lejuara) më e urrejtur tek All-llahu.
Nëse më konsulton mua për atë se çfarë duhet të bësh (nëse e kërkon nevoja) unë të këshilloj që gruan ta mbash dhe të martohesh edhe me një tjetër nëse ke mundësi.
Por, nëse nuk ke mundësi atëherë ti je zotriu i vetes në këtë çështje dhe ti e di më së miri atë që e kërkon praktikimi i fesë tënde.
Autor: Prof. Dr. el-Buti