Banner

Kotësia e jetës njerëzore përgënjeshtron seriozitetin e sistemit të universit 4



Në fakt, liria nuk është më shumë se një rrugë që posedon për zgjedhje dhe kur e kalon këtë rrugë, do të jetë e pashmangshme ta ndjek vendimin e arsyes për të cilin duhet të vendoset. Kjo meqë zgjedhjet e shumta të cilat i përballon njeriu në sajë të lirisë së tij janë të pabarabarta dhe të ndryshme për sa i përket të mirës dhe të keqës që përmbajnë ato dhe dobive ose disfatave që sjellin ato. Kjo pabarazi ose shumëllojshmëri, është prej të së vërtetës së ligjeve kosmike të cilat madje e rrethojnë njeriun, por dhe e mbajnë nën kontrollë, ndërsa ai ska mënyrë se si t'i ndërroj dhe kontrolloj ato.

Ju keni aftësi t'i zgjidhni cilëndo nga pesë gotat që u janë ofruar, mirpo nuk mund të lidheni vetëm me atë që ta thotë mendja jote, ne lidhje me atë se çfarë duhet të merrni apo t'i shmangeni kur ata janë përzierje e pijeve të dobishme dhe të dëmshme. Nga këtu na vjen kuptimi se njeriu është me funksion në këtë jetë. Në fakt, funksioni i tij përmblidhet në atë se ai duhet të fillojë të njohë këto gota të shumta të mbushura, turmë e cila vjen në drejtim të tij nga anët e kësaj bote që e rrethon ate, pastaj t'i zgjedh ato që përshtaten me natyrën e tij, nevojat e tij dhe që i ndihmojnë për të realizuar lumturinë e tij, kurse të këthen ato që kundërshtojnë nevojat dhe kontradikton komponentet e dëshirave të tij.

Kështu, pra, liria është mjet që ekspozon pamjet e moralit të njeriut dhe arsyet që e mashtrojnë ndaj detyrës që duhet ta praktikoj dhe t'i përmbahet me besim dhe bindje, e nuk është vullkan i revolucionit që shpërthen brenda qenies së njeriut në kontrast me funksionet që duhet t'i përmbahet.

Sipas kësaj që thamë deri tani, secili nga ne duhet pyetur për natyrën e funksionit që i është besuar atij. Gjithashtu për sasinë dhe kufijt e saj, siç është gjithashtu e domosdoshme të pyet edhe mbi aspektin që e ka lidhur me këtë funksion e që nxorri rregullat e saja.

Dikush do të kishte dëshiruar t'i përgjigjen kësaj pyetje duke thënë se kjo fuqi është natyra!! Meqë kjo natyrë mbështetet në një drejtim dhe ecën në pajtime me ligjet, e kur njeriu është i vendosur në horizontet e saj brenda orbitave dhe depërton në caqet e gravitetit të saj, pra ai duhet të përcepton ligjet e kësaj natyre, pastaj të harmonizohet dhe të vazhdoj në pajtim me trendet e tyre. Ky është funksioni që i është besuar njeriut.

Duhet të jetë i lidhur me të, t'i përmbahet asaj dhe nuk fshihet asgjë tjetër prapa saj, ndërsa të gjithë njerëzit, të paktën ata racional, me dashje pa dashje janë duke e zbatuar këtë funkcion. Ndër racionalët nuk kemi të atillë që nuk kundërshtojnë sistemet natyrale, në të nxehtë dhe ftohtë, apo qëndrimit ndaj ushqimeve sipas cilësive dhe efekteve të dëmshme apo të dobishme për trupin, apo atë që ofron toka njeriut nga thellësia e saj ose dobitë nga sipërfaqja e saj.

Por duke e kryer këtë funkcion që thuaja se ndodh mekanikisht, nuk përmbush ndonjë nevojë për të cilën bëjmë fjalë, as që i jep ndonjë përgjigje bindëse pyetjes e cila ishte dhe ende e ndjek njeriun dhe mbush shpirtin e tij me brengë duke e dorëzuar atë në një tip të vetëm egërsire dhe të mërzitshëm: Kush jam unë? Mbrenda qenies sime subjektive, jo brenda strukturës trupore?

Nga ç'burim janë dalë dhe në ç'synim eci?

Çështë vdekja e cila ka qenë që nga agimi i ekzistencës duke i ndejtur në pritë çdo qenie të gjallë?

A është ajo mosekzistencë pas ekzistencës, qetësi pas lëvizjes, shuarje pas ndezjes, apo është vetëm një dalje e mahnitshme në drejtim të jetës tjetër?



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Hatixhe IMERl-HISENI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...