Banner

Kotësia e jetës njerëzore përgënjeshtron seriozitetin e sistemit të universit 5



Çfarë na pret neve kur do të hymë në derën e vdekjes deri në atë jetë? Athua mbisundon lloj i sjelljes që e praktikojnë në këtë jetë në natyrën e jetës që do ta jetojmë pas vdekjes?

A do të ketë shpëmgulje tjetër pas asaj jete që quhet el-Berzehije-Intervale, e transfer tjetër?

Dhe çështë fundi nëse aty ka fund?

Pyetja që vetvetiu imponohet pas serive të këtyre pyetjeve, është: A jam unë përgjegjës për veten dhe veprat e mia që i kryej në këtë jetë apo jam i nënshtruar dikujt dhe nën kontrollin e tij lëvizi dhe më mbikqyr? Nëse kjo ekziston, atëherë ç'janë obligimet e mia ndaj tij dhe çështë e vërteta e mardhënieve që më lidhë me të?

Këto pyetje të cilat duhet të zënë vend në trurin e çdo personi racional janë aq të rëndësishme saqë përfshijnë realitetin e njeriut me natyrën që e rrethon atë, d.m.th. përfundimi i kësaj pyetje është se i tërë ky univers në të cilin njeriu shquhet si pjesë në brendinë e tij kyçe. Kjo nënkupton se përgjigjja logjike në këtë duhet ardhur jasht universit që në tërësinë e tij është burim i pyetjeve dhe nxitës për hulumtimin për përgjigje të kënaqshme.

Mësuam se çdo ikje nga realiteti i pyetjeve në fjalë nuk zgjidh dhe nuk do të zgjidh problemin, siç mësuam se përgjigjja e cila filozofohet nga ana e ekzistencialistëve, ateistëve ose agnosticistëve, thotë: Njeriu është i pakontrollueshëm nga ana e ndonjë kufiri, i pa lidhur nga ndonjë sistem dhe ai nuk duhet ta zvogloj lirin e tij në sajë të ndonjë qëllimi që mund të jetë jasht dëshirës së tij subjektive. Përgjigje kjo e cila fut njeriun fort e thellë në shqetësime dhe agoni.

Është e pamundur për arsyen të nxjerr konceptin të shtrembër siç është konceptimi që ky univers që praktikon funksionet e saja me këmbëngulje dhe përpikëri nuk largohet nga ajo dhe e cila drejtohet kah qëllimet e planifikuara. Nuk e braktis atë, për të qenë në të njejtën kohë në grumbullimin e kotësisë dhe rrëmujës së përfaqësuar te njeriu i cili në të vërtetë është esencë e universit dhe zotërues i sundimit absolut brenda në të.

Tash më lexuesi, ashtu si më duket, pati rast të volitshëm të kuptoj çthamë më lart, dhe se e gjeti veten të bindur në të, është e pashmangshme për të të thotë: Kush është ai që duhet t'i drejtohem me këto pyetje?

Kush është ai që ka mundësi të dijë atë që njeriu e injoron. Ai është zotërues i kësaj bote dhe i cili karakterizohet i pashoq me vetëdije dhe logjikë.

Përgjigjja, vërtetë paraqet problem! ...

Sidoqoftë, kjo pyetje domosdo t'i drejtohet dikujt. Dikujt jashtë kufijve të kësaj bote të prekshme. Mirpo kush është ajo qenie? Këtë sipas mundësisë do ta njohim në fund të kapitullit vijues.

Sidoqoftë, problemi i madh përfaqësohet në injorimin e realitetit që sapo mbaron së sqaruari, duke ikur prej saj kah marrja e realitetit dhe vazhdimin e marshit të jetës përmes tunelit të errët i çili padyshim është i mbyllur. Probiemi më i madh qëndron në dorëzim të këtij koncepti, sepse të ecësh përmes këtij tuneli i shoqëruar me këtë koncept nuk ka rëndësi sa e sa të jetë i ndriçuar ky tunel me vija neoni apo me drita të ndritshme zbavitëse, është padyshim praktike vendimtare kah asfiksia e ngadalshme.

Hapat e para kah zgjidhja e këtij problemi janë përfaqësuar në bindjen absolute të domosdoshmërisë ta parashtrojmë këtë pyetje me vëmendje dhe seriozitet.

Atëherë do të jemi në gjendje të njohim se kuj duhet drejtuar pyetjet tona dhe do të gjejmë se vetëm në këtë mënyrë jemi të gatshëm ta çlirojmë veten prej tunelit iluzor mbytës.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Hatixhe IMERl-HISENI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...