JoMedhhebizmi: Parathënia e botimit të dytë 2
2. - Mirëpo, ke të drejtë të thuash se ka dikush që nuk i ka pëlqyer kjo që e ke shkruar dhe mendon se në të ka dëm që rrezikon unitetin e muslimanëve dhe besimin e tyre të pastër, derisa disa prej tyre kanë ndaluar kë kanë mundur prej njerëzve që të mos e lexojnë këtë libër.
Kjo është e vërtetë! Në mesin e njerëzve ka të tillë që e kanë bërë këtë, madje ka të tillë që librin e kanë cilësuar me ... me diç që është turp të ceket! Ndërsa unë sipas disave jam injorant, shpifës dhe rrenacak!
Mirëpo, kjo nuk do të thotë se unë nuk kam grumbulluar mendimet e shkapërderdhura të njerëzve dhe se nuk ua kam treguar rrugën e vërtetë, nga e cila nuk kanë hequr dorë gjeneratat e pastra islame, prej fillimit të islamit e deri më sot.
Ata kanë thënë se katër medhhebet janë bid'at (risi) në fe dhe se nuk janë pjesë e fesë. Disa prej tyre, librat e këtyre imamëve i kanë cilësuar se janë libra "të ndryshkura". Mirëpo, e gjithë kjo nuk ka ndryshuar një realitet, të cilën e kanë ditur të gjitha kohërat dhe e kanë pranuar të gjithë muslimanët, gjeneratë pas gjenerate, e ajo është se këto medhhebe konsiderohen si palca e islamit dhe se ato janë të cilat në çdo kohë ua kanë bërë të qartë muslimanëve dispozitat e fesë dhe ua kanë lehtësuar kapjen për librin e Allahut dhe sunnetin e Muhamedit a.s..
Nëse kështu i kanë cilësuar në mënyrë të padrejtë katër imamët, atëherë edhe më lehtë -unë si mbrojtës i këtyre imamëve- do të cilësohesha me injorancë dhe gënjeshtri, dhe libri im të cilësohet me diç që është turp të ceket! Mirëpo përsëri them: a kam bërë padrejtësi ose a kam dëmtuar dikë në atë që e kam shkruar? Librin tim, a e kam mbushur me diçka, pos me hulumtim shkencor dhe objektiv? Me këtë që e kam shkruar, a i kam hedhur mushmanët në habi dhe dilema apo i kam nxjerrë prej habive dhe dilemave?
Mandej, a kam pasur mundësi -në kohë kur kaderi i Allahut ka dashur që të jem shërbëtor i imamëve musliman dhe i dijetarëve të tyre dhe të barti emanetin e këtij lapsi në dorën e djathtë- që të heshti nga këto paqartësi dhe dilema që gjenden në mendjet e shumë njerëzve, pa tentuar që t'i largojë ato qoftë edhe me disa rreshta shkrimi?!
Zoti im dëshmon se në gjithë atë që e kam shkruar nuk kam shpifur fjalë ndaj asnjë njeriut.
Atë që e kam inçizuar prej diskutimit që ka ndodhur mes mua dhe mes njërit prej tyre është, ashtu siç ka ndodhur, pa ndryshuar asgjë, në përjashtim të shndërrimit të fjalëve prej formës së thjeshtë në atë letrare.
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Naser RAMADANI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "JOMEDHHEBIZMI - bid'ati më i rrezikshëm që kërcënon sheriatin islam".