Çelsi i lumturisë njerëzore nuk është i humbur në këtë kohë 2
Godinat po zgjaten, investimet shkencore po shtohen, fuqitë ushtarake janë drejtuar kah arritja në fuqi më të madhe destruktive-shkatërruese. Hilja politike është në ndiçim të vazhdueshëm, por njeriu perëndimor që supozohet të jetë bosht i të gjitha këtyre aktiviteteve dhe zotëriu i shërbyer nga të gjitha këto kapacitete, mëtej vazhdon i ndalur nga shpresat e tij njerëzore para një përngjasues të dyerve të mbyllura.
Ai gëlltit egërsinë e tij nga jeta e tij monotone që e jeton.
Në çdo mënyrë mundohet të nxirret nga shkaqet e lumturisë akumuluese para tij, ushqim i ndjenjave dhe lakmive të tij, etje e shpirtit të tij, dhe nuk gjen para tij pos lëngjeve, sikur të mos ishte tjetër pos copë nga mishi, ashti e gjaku!
Hulumton mbi emocionet e tij dhe prehje të zemrës së tij dhe nuk gjen pos një anë të madhe të ndonjë hoteli ku i shkojnë vizitat për gjum pas pagjumësisë ose për rehati pas lodhjes, kurse familja dhe lidhja mes bashkëshortëve, fëmijëve me prindërit janë kujtesa të paluara dhe lajme kaluara të cilat i transmetojnë shkrimtarët dhe historianët dhe flasin për ta gjenerata gjeneratës!
Kërkon nga tërë ajo që ushtron nga kënaqësitë dhe shkaqeve të tyre apsolute, qëllimin dhe atë që ëndërron me të hapurit e gjoksit të tij dhe gëzimit të zemrës së tij, e nuk e ballafaqon atë tjetër pos shtypje mbytëse dhe fatkeqësi. Pra vërtet kënaqësia me të cilën disponon njeriu perëndimor, është ajo që ia bën gota, jo nga ajo që mund të vehet në zgjim zemra!
Kurse vlëra e njeriut atje shikohet përmes një mase mekanike apstrakte, po, njerëzit atje nuk janë më tepër se pjesë dhe elemente që mund të zëvendësohen, brenda një mjeti masiv, e që është shteti. Madje njeriu në vizionin e ndeshjeve politike thjesht është një numër matematikor në llogari të pakonsiderueshme. Ai nuk është më shumë se një grimcë nga unioni i ndarë në numër milionash, dhe nuk paraqet vlerë kjo grimcë apo numër, pos në përfitimet materiale ndaj së cilës nuk pushon frymëma dhe lufta rreth tij!
Ky është njeriu perëndimor. Jeton në burgosje të civilizimit të tij brilijant të devijuar.
Sado që zgjatet me të hulumtimi dhe investimi për shpëtues, nuk do t'i gjejë vetës shpëtimtar të vërtetë pos kalimit në islam.
Ai (islami) ia kthen atij vlerën dhe shenjtërinë e tij njerëzore, ai do t’ia tregojë anën e këndshme nga jeta në largësinë e afërt dhe atë të largët. Ai është që familjes i kthen lidhjen dhe përhap shpirtin e saj dhe ai siguron zemrën me ushqimet e tij të forta dhe shuan etjen sentimentale dhe dëshirat supreme.
Mu për këtë do të rilind islami rilindjen e tij të pritun e të re, nga perëndimi, pikërisht së pari nga perëndimi.
Pranimi i njeriut perëndimor atë nuk do të jetë nga dëshira për të shfrytëzuar atë, siç është puna e atyre ekspertëve të artit manevrues dhe siç kaluan romakët dikur në krishterizëm dhe çifutët e Selanikut në islam.
Kështu, meqë ato nuk u drejtuan në të për t'i realizuar zgjerimin e tyre kolonialist apo me qëllim të përmirësimit të situatës ekonomike, apo nga dëshira për të zgjedhur problemin psikologjik ose social. Por kalimi i tyre do të jetë nga motivi për të hulumtuar në identitetin e tyre të humbur dhe dëshirat e tyre të sëmura. Me fjalë të tjera, kalimi i tyre në të do të jetë i natyrës së kthimit të munguarit në shtëpin e tij, pas një largimi të gjatë dhe të humbur.
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Xhezair DURMISHI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".