Çelsi i lumturisë njerëzore nuk është i humbur në këtë kohë 1
Isha në shoqërim me një grup shokësh të mi në qytetin Strasburg të Francës. Bënim fjalë pas një konference nga konferencat islame, nga humbja e shpresës në muslimanët dhe realitetin e tyre në të cilin janë. Flisja me zemrim. E njëri nga shokët, vëlla françes musliman i cili kishte emëruar veten Jusuf, ma priti duke thënë: Ku jeni ju në fjalën e Allahut xh.sh.: "O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bën dëm vetes) s'ka dyshim se Allahu do ta sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan. Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, që lufton në rrugën e Allahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi, ...", (El-Maide:54).
S'mund ta përshkruaj se sa ishte gëzimi im dhe kënaqësia ime nga këto fjalë të shkurtra të cilat m'i adresoi ky vëlla françes.
E përkundër asaj që ky ajet Kur'anor i mrrekullueshëm me atë që përmban nga argumente dhe paralajmërime, entuziazmi im kulminant nuk ishte në përcjelljen e këtij ajeti, por në përcjelljen e asaj që shprehte ky françez me gjithë krenari dhe dashamirësi.
Shikoja atë me hollësi se si mundoheshte ta shpreh ajetin kur'anor në mënyrë të pastërt arabe, kështu që në të nuk pashë pos një dukuri të dëshmisë së kësaj fjale madhështore Hyjnore.
Nga ky krahasim fascinant mes formulimit të këtij ajeti dhe kuptimit të materializuar në këtë person françez, m'u hapën horizonte të gjëra nga shpresat me një kthesë të plotë njerëzore të afërt kah islami.
Nuk kam për qëllim me këtë kthesë ideologjike e cila përbëhet nga fjalë, mendime dhe filozofi të shumta, por kam për qëllim kthesën sentimentale e cila korespondon me përshkrimin Kur'anorë të përmendur: "... Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), ...".
Përkundër asaj që unë jam në dije të plotë ndaj qëndrimeve armiqësore të fshehura dhe të hapura të perëndimit kundër islamit dhe muslimanëve në shtetet e tyre gjithashtu jam në bindje se një rilindje e re e islamit do të shfaqet në teritorin e vet perëndimit. Dhe se burimi i kësaj shprese nuk manifestohet në mundin misionarë të muslimanëve ose në nivelin islam ose civilizimit të lartë me çka disponojnë muslimanët në vendet e tyre. Në të vërtetë, çështja siç është e njohur është krejtësisht ndryshe nga kjo.
Burimi i shpresës manifestohet në atë se perendimi gjatë vitesh stagnoi, stopoi nga progresi intenziv që e çoi fati qysh nga periudha e renesansës. Ai sot marshon në vendin e tij, lëviz por mbrenda asaj që ngjason me një rreth të mbyllur.
E unë me progresin, nuk kam për qëllim progresin teknik dhe shkencor në veçanti, siç nuk kam për qëllim përparimin ushtarak apo konstrukcional, por kam për qëllim progresin njerëzor në përgjithësi.
Është nga të njohurat se tërë aktiviteti shkencor, fuqia ushtarake, lëvizja ekonomike ... shikohen si pjesë përbërëse harmonizuese për çdo njeri, kjo është jeta njerëzore me të gjitha komponentet dhe kërkesat e saja.
Tjetër që këto pjesë janë rrënjosur prej kur siç më së shumti mund të përngjasohen me përkrahëse nga ujërat e freskët që dëshiroj nga to të drejtohen në të gjitha anët dhe të rrjedhin në tokë për të bonifikuar atë të mbjellur, ta bëj pjellore me gjelbërim, hijeshi dhe prodhime, por ky ujë u kthye nga kjo tokë dhe rrodhi i shpërndarë ndërmjet luginave dhe thellësive.
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Xhezair DURMISHI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".