Banner

Shpallja dhe metodika shkencore 10



Në lidhje me këtë të vërtetë, Kur'ani shprehet me një shprehje precize e të shkurtër ku i Lartëmadhëruari thotë: "Feja e pranueshme tek Allahu është islami, e atyre që u është dhënë libri, pasi mësuan për të vërtetën, vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan", (Ali Imran:19).

Shprehja më e zgjedhur qe se Krijuesi është bazë për të njohur sekretet e misteret që fshehen në memorjen e njeriut, e kjo vërtetë është shkencore dhe të shprehur retorike, të cilin nuk mund ta polemizoj askush. Universi që e shofim është ajo më e komplikuara që të shofin sytë. Është argument i prerë për ekzistimin e Krijuesit të këtyre krijesave, Çpikës e i Urtë.

Meqë njeriu kuptoi nga ky univers se çka i nënshtrohet shqisave mbrenda kompetencave të provës dhe vrojtimit, kurse është e mbyllur çdo gjë që fshihet pas këtyre shqisave, kjo është ana më e madhe e më e rëndësishme se ajo.

Cili është burimi shkencor për kuptimin e kësaj pjese të mbyllur ndaj të vërtetës prezente që është larg të metave dhe gabimeve?

Kemi thënë se burimi i njohjes së këtyre fshehtësive është vet Krijuesi, përmes dëgjimit të shpjegimeve të tij.

Në qoftë se metoda për njohjen e diçkaje të prodhuesit bëhet përmes ashtuquajturit katalog i stampuar me vulën e fabrikës dhe emrin e saj, cila do të ishte rruga e arritjes së komunikatave të Krijuesit një e të Lartësuar, për njohjen e fshehtësive të gjithësisë madhore që krijoi?

Ju ka përgjigjur kësaj pyetje të madhe e që nuk di pyetje më të madhe se kjo në jetën e njeriut, Zoti, Krijues, e Çpikës i vetes, me thënjen e Tij në Kur'an: "Juve ju erdhi nga Allahu dritë, dhe libër i qartë. Allahu e vë me atë (me Kur'anin) në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e Tij dhe me ndihmën e Tij i nxjerr ata prej errësirave në dritë dhe i udhëzon në një rrugë që është e drejtë", (El-Maide:15,16).

Tani keni kuptuar se drita këtu është lajmi i vërtetë i paraqitur nga Allahu për robërit e Tij në raport të çdo njërës nga fshehtësitë që janë të turbullta e të pakuptuara në çështjen e kësaj gjithësie, e ajo është revelata.

Pas gjithë kësaj, vallë çështë ajo që e largon njeriun nga kjo dritë? Kush e bën atë që të kundërshtoj atë? Ajo është njëra prej dy çështjeve: Ose mospranimi i ekzistencës së Krijuesit, e që ajo është vetëm mendjelehtësi e një logjike të çuditshme që nuk i afrohet as një mendje lehtësie normale.

Ose besimi në radikalizëm fanatik i cili ndan atë nga e vërteta dhe e shoqërojnë epshet e pasionet, apo kapja pas traditave dhe nënshtrimi apsolut ndaj asaj që kanë qenë baballarët e gjyshërit e tyre. Por unë dëshiroj për vete dhe për lexuesin që të jemi të larguar nga këto dy grupe të tendosura. Të pranojmë këtë dritë Hyjnore e cila ka ardhur shpërblim për vështrimin e përceptimin e gjërave, sikur që pranojmë bindshëm dritën e diellit e cila ka ardhur ndihmë e shpërblimi për të shikuarit.

Dhe të jemi lavdërues e falënderues ndaj Allahut xh.sh. të Gjithfuqishëm, për ndihmën dhe fisnikërimin tonë me anë të këtyre dy lloj dritash. Pastaj të vimë në përfundim së bashku e të përmbledhim atë që përmban kjo dritë. Ky është vetëm një sqarim hyjnor për të vërtetën e universit, njeriut dhe jetës dhe për gjithë atë që pyetet njeriu për veten e tij, ardhmërinë e tij dhe misionin për të cilën është krijuar e të qëndrojë në këtë jetë.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Bahri SEJDIU



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...