Banner

Shpallja dhe metodika shkencore 9



Kur e dijmë se besimi në to është i përgjithshëm, të cilat në bazën e tyre kanë qenë të sakta, e të vërteta e për mënyrën e besimit e çka i përket atij është vërtetuar në Kur'an dhe është nxjerrur në pah, e për hulumtuesin është e mjaftueshme të kufizohet në rrënjë dhe baza. Pra patjetër besimi në Kur'an të detyron të besosh në pejgamberinë e Isait a.s. dhe Musait a.s. e në të gjithë pejgamberët të cilët ishin para tyre, që i ka shpjeguar e veçuar Kur'ani, duke i përfshirë të gjithë!

Vlen të sqarojmë këtu se fjala islam nuk është titull apo emër i veçant me atë që është dërguar Muhamedi a.s. nga besimet e dispozitat, sikurse mendojnë disa njerëz, por islam është emër i nënshtrimit dhe dorëzimit të njeriut në përgjithësi ndaj inspirimeve të Allahut që u janë revoluar të dërguarve dhe pejgamberëve në çfarëdo kohe edhe vendi që janë gjetur.

Ndërsa ata të cilët iu kanë nënshtruar të vërtetës me të cilën ka ardhur Ibrahimi a.s. janë muslimanë, e ata të cilët iu kanë nënshtruar asaj që janë dërguar pejgamberit pas tij, sikur që është Musai a.s., Isai a.s. janë muslimanë. E ata të cilët iu janë nënshtruar asaje që iu ka shpallur Muhamedit a.s. janë gjithashtu muslimanë.

Kjo është domethënja e Kur'anit: "... Ai dhe më parë, edhe ky (Kur'an) ju quajti muslimanë, ...", (El-Haxh:78)

Kjo qartësisht manifestohet në fjalët e Allahut të Lartësuar: "E kush largohet prej fesë së Ibrahimit përveç atij që pastron vetvetën. Në atë e bëmë të zgjedhur në këtë botë, kurse në botën tjetër ai është njeri prej të lartëve. Kur Zoti i vet atij i tha: Dorëzohu! Ai tha: Ju kam dorëzuar Zotit të gjithësisë! E Ibrahimi i porositi bijt e tij me këtë fe e edhe Jakubi, (u thanë) O bijtë e mi, Allahu ua zgjodhi fenë (islame) juve, pra mos vdisni ndryshe, pos vetëm duke qenë muslimanë!", (El-Bekare: 130-132).

Kur Muhamedi a.s. e pranoi delegacionin krishter të Etiopisë (Habeshit) të cilët dëgjuan Kur'anin e çfarë përmban ai nga besimi e mësimet dhe thënjet e tij për të dërguarit dhe pejgamberët e vërtetë, iu nënshtruan Kur'anit dhe besuan Muhamedin a.s. për pejgamber dhe çka iu shpall atij dhe i thanë: Vërtetë islami ynë dhe besimi ynë në këto të vërteta ka qenë gjë e sigurt dhe e ngritur në zemrat tona qysh herët (d.m.th. qysh kur i besuan Isaut a.s.).

Këta të këtij delegacioni janë ata për të cilët Kur'ani thotë: "E atyre që Ne u dhamë librin përpara këtij, disa prej tyre i besojnë këtij, disa prej tyre i besojnë këtij (Kur'anit). Dhe kur u lexohet atyre, thonë: Ne i kemi besuar atij, ajo është e vërtetë prej Zotit tonë, ne edhe para tij kemi qenë muslimanë"! "Atyre u jepet shpërblim i dyfishtë për arsye se bënë durim dhe ata të keqen e largojnë me të mirën, e nga ajo që ne i furnizuam, ata japin. Dhe kur e degjojnë ndonjë Homotitje marrëzie, i kthejnë shpinën dhe thonë: Ne kemi veprat tona, e ju tuajat, qofshi larg nesh, ne nuk na duhen injorantët"!

Me atë që janë njohur pasardhësit e Isait a.s. me pseudonim të krishterë apo katolik dhe pasardhësit e Musait a.s. me pseudonimin jehud-çifut, nuk është zëvendësim i fjalës Islam apo kundërshtim i saj, por këto pseudonime janë vetëm mënyrë e të shprehurit, e të cilat i përkasin Muhamedit a.s. me atë që është dërguar, në qoftë se do t'u thonë për muslimanët sot muhamedan dhe do t'u vazhdonte ky term edhe në të ardhmen si titull (pseudonim) i kësaj feje duke marrë formë të prerë e të pavarur nga burimet e fesë së vetme, e që nuk do të mund të i ikte shmangies nga falsifikimet të cilat do të depërtonin më pastaj. E shumë prej njerëzve mendojnë se këta emra të ndryshëm: krishter, jehudi, islam janë tituj të feve të ndryshme. Ky është vetëm iluzion që kundërshton të vërtetën historike edhe pse sot fatkeqësisht e zbuluar në parashikimet e shumicës së njerëzve.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Bahri SEJDIU



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...