Shpallja dhe metodika shkencore 8
U përfunduan të gjitha këto mesazhe të cilat ishin të përhapura në vende të ndryshme të botës, me dërgimin e Muhamedit a.s. vulës së të dërguarve dhe profetëve, i cili u dërgua mbarë njerëzimit për të gjitha kohërat dhe vendet.
Me përtëritjen e këtij mesazhi që është vulë e të gjitha mesazheve ka përfunduar mundësia e falsifikimit, sado që njeriut t'i përzihet e drejta me të padrejtën, nëqoftëse ndeshet me kontestet e librave qiellore të cilat i kanë arritur atij, kurse ai me vet diapazonin e tij mund të gjejë kontestin e vërtetë për të gjithë këta libra, në librin e fundit përmbledhës i cili iu revolua në mënyrë shpalljeje Muhamedit a.s., e që është Kur'ani.
Të gjithë hulumtuesit dhe historianët e dinë se Kur'ani është libër i shëndosh deri në kohën tonë nga çdo falsifikim e modifikim. E kjo nuk është tjetër pos vërtetim i fjalës së Allahut të Lartësuar në Kur'an: "Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur'anin dhe Ne gjithsesi jemi ruajtës të tij", (El-Hixhr:9).
Pra të gjitha mesazhet qiellore janë në këtë mesazh të fundit e përmbledhës dhe janë ndeshur të gjitha besimet që u janë inspiruar të dërguarve e pejgamberëve në një besim të cilin e ka vërtetuar Kur'ani dhe e ka stabilizuar përmbajtjen e tij deri sa të vij momenti (kataklizma).
Në fakt, mesazhi i fundit është kultivues, duke shtuar se ky mesazh ka kultivuar edhe mesazhet e mëparshme duke përfshirë legjislacionin e plotë e përkatës për të gjithë njerëzit pa marrë parasysh ndryshimin e interesave dhe kohërave. Kur'ani pra ka vendosur të gjitha themelet e përgjithshme, kurse suneti i Muhamedit a.s. ka qenë komentues i këtyre themeleve dhe degëve të tyre.
Është e vërtetë se mesazhet e mëparshme qiellore të gjitha janë të përfshira në mesazhin përmbledhës të fundit në të cilin është dërguar Muhamedi a.s. për mbarë njerëzimin, e atë e vërteton Kur'ani më shumë se një herë, është besimi në të dërguarit dhe pejgamberët para tij të dalluar me emra të cilët i ka përmendur Kur'ani (njëzet e pesë prej tyre).
Duke i besuar atë që u zbriti atyre prej librave dhe fletushkave që iu kanë reveluar, pa marrë parasyshë rrezikun e falsifikimit dhe modifikimit të tyre më vonë.
Shihni në fjalët e Allahut xh.sh. ku thotë: "I derguari i besoj asaj që iu shpall prej Zotit të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij dhe thanë: ju përgjigjen (thirrjes) dhe respektuan (urdhërin). Kërkojmë faljen tënde o Zot ynë! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë", (El-Bekare:285).
Dhe mendo në fjalët e Allahut xh.sh. në kaptinën pas kësaj ku thotë: "Elif Lamë Mimë. Allahu është Një, nuk ka të adhuruar (Zot) pos Tij, është i përjetshëm mbikqyrës. Ai ta zbret ty (Muhamed) librin me argument që është vërtetues i librave të mëparshëm. Ai zbriti më parë Tevratin dhe Ingjillin. Udhërrëfim për njerëz e zbriti edhe Furkanin (dallues e të vërtetës nga gënjeshtra). Ska dyshim se ata që mohojnë argumentet e Allahut i pret ndëshkim i rreptë. Allahu është ngadhënjyes, shpagimtarë", (Ali Imran:1-5).
Shihni se si Kur'ani i kërcënon ata të cilët kundërshtojnë argumentet e Allahut pa dallim se a janë ata kundërshtarë të Inxhillit, Tevratit apo Kur'amt. Nga këtu, besimi i drejtë në Kur'an është besim në të giithë të dërguarit dhe librat e zbritura më herët. Ai hulumtuesit i zgjedh çështjen mbi falsifikimin që kanë pësuar librat e mëparshëm, apo disa prej tyre.
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Bahri SEJDIU
_________________________
- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".