Banner

Shpallja dhe metodika shkencore 7



Paraqitja e shpalljes është një e vërtetë e vetme dhe me një kuptim të vetëm gjatë gjithë historisë së ekzistimit të njeriut, pa marrë parasysh numrin e personave të cilët kanë qenë të njohur dhe të ngarkuar me të.

Nga gënjeshtrat dhe thënjet radikaliste në gjykimet dhe parashikimet e kësaj paraqitjeje është se ajo ishte ndjenjë e mbrendshme dhe preokupim psikologjik i këtyre njerëzve, supozim se ajo që quhet dërgesë apo pejgamberllëk është një iluzion që nuk ekziston në historinë e njerëzimit.

Vërtetë këto supozime janë në pëlqim vetëm me mentalitetin e atyre që kundërshtojnë ekzistimin e Krijuesit të vetëm, nën hijen e këtij kundërshtimi pejgamberllëku nuk është domethënës, njashtu dhe dukuria e revelatës.

Kurse me bindje në ekzistimin e Zotit ne më herët ju kemi sqaruar argumente të prera mbi ekzistimin e Tij. Kundërshtimi i pejgamberllëkut apo revelatës është paraqitje kontradiktore që nuk pajton me natyrën e mendjes.

Revelata nuk është diç tjetër pos një metodë e caktuar e ligjërimit të Allahut ndaj të sinqertëve e të zgjedhurve nga krijesat e Tij, kurse rënja e këtij ligjërimi që është lidhshmëri në mes Krijuesit dhe robërve të Tij nënkupton konkludimin se Zoti është një kotësi!

Dihet bindshëm se është nga të pamundshmet të bashkohen në mendje dy parashikime të kundërta siç janë: Zot, Krijues dhe manipulues i kotë!

Por ne me të vërtetë nuk dyshojmë se informacionet e shpalljeve Hyjnore të cilat i kanë bartur gjeneratat nuk janë të zhveshura nga të metat, por në to janë futur shumë gënjeshtra e modifikime. Gjithashtu nuk dyshojmë se çifutet janë të parët që u kanë prirë këtyre gënjeshtrave dhe modifikimeve në periudha të ndryshme gjatë historisë së të dërguarve dhe profetëve.

Mirpo ky realitet nuk kthehet me kundërshtim ndaj të sigurtës së origjinalitetit të shpalljes dhe bazës së pejgamberllëkut, por çështja këtu është ndryshe. Fakti i orvatjeve të përgënjeshtrimit dhe modifikimit ndaj shpalljes dhe njohurive të cilat i kanë zbritur të dërguarve dhe profetëve, nuk janë tjetër vetëm se degë që sigurojnë vërtetësinë e shpalljes Hyjnore dhe ekzistimin e të dërguarve të drejtë e të sinqertë në histori, d.m.th. falsifikimi nuk do të ishte falsifikim pos kundër një të vërtetë që të cilën modifikuan, falsifikuan, e në qoftë se nuk do të ekzistonte kjo e vërtetë nuk do t'u vërtetohështe falsifikimi.

Sëkëndejmi, domethënja e pejgamberllëkut dhe shpalljes është gjë e sigurt që qëndron në histori, porse ajo është një hije e domosdoshme për vërtetësinë e ekzistimit të Allahut të Lartësuar. Pa marrë parasysh modifikimin dhe ndryshimin që kanë pësuar shpallja Hyjnore.

Duhet ditur se ekzistimi i këtij modifikimi, në këtë kohë nuk paraqet ndonjë problem para atij që dëshiron të ketë vëmendje ndaj njohurive të Allahut dhe të kuptoj rrugën e Tij. Sepse me atë që shpjeguam dimë se feja për të cilën ka obliguar Allahu robërit e Tij është një, që don të thotë se informacionet e inspirimit Hyjnor për tregimet e këtij universi, udhëtimit të njeriut dhe ringjallja e tij pas vdekjes dhe lidhshmëria e tij me Allahun e Lartësuar, janë në pajtim me periudhën e të gjithë të dërguarve dhe profetëve që në mesin e tyre nuk gjendet kontradikta dhe modifikime.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Bahri SEJDIU



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...