Banner

Fetva 230



Pyetja:

Dikush është automekanik. Në të shumtën e rasteve pronari i automjetit autorizon mjeshtrin që pjesën që duhet të blehet ta blejë mjeshtri dhe më në fund pronari paguan pjesën dhe hakun e ndreqjes.

Por, kur mjeshtri shkon për ta blerë pjesën prej tregtarit ai i thotë: Çmimi i kësaj pjese është 100 ndërsa ty ta jap për 80. Pra, 20 janë tuat prej meje për arsye se ti më sjell myshterinjë apo për atë se për pjesët që u duhen myshterinjëve tu ti i blen tek unë.

Pra, këto 20 a janë hak (a i takojnë pronarit të veturës apo automekanikut)?


Përgjigja:

Nëse shitësi i pjesëve atij i thotë: çmimi i kësaj pjese është 100 dhe kur i merr paratë shitësi ia kthen 20 dhe i thotë: këto i ke dhuratë prej meje, atëherë këto 20 hynë në pronën e tij dhe nuk kanë të bëjnë me pronarin e automjetit.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...