Banner

Fetva 54



Pyetja:

Si është dispozita e Sheriatit lidhur me ndëgjimin e muzikës?


Përgjigja:

Muzika hyn në dispozitat që kanë të bëjnë me "gjërat e ndaluara nga faktorët tjerë".

Kur reptësisht u ndalua vera me argumente shprehimore, tubimet ku pihej vera ishin të lidhura ngushtë me instrumentet muzikore dhe këngëtaret. Nisur nga kjo, ishte e domosdoshme që të zhduken edhe ambientet që përkujtojnë dhe nxisin përmallimin ndaj verës. Ndër faktorët më të shquar dhe kryesorë të ambienteve të tilla ishin instrumentet dhe muzika. Kjo gjë është shkurtimisht motivi i ndalimit të instrumenteve dhe dëgjimit të tyre nga ana e Sheriatit.

Pra, motivi nuk konsiston në atë se ato të sjellin argëtim, por, konsiston në atë se të shpie kah tubimet e verës dhe të shthurrjes. Prandaj, instrumentet muzikore kanë qenë të ndaluara çdoherë kur kanë qenë të shoqëruara nga ana e të shthurrurve dhe njerëzve të prishur e të pa turpshëm (amoral), përndryshe jo. Prandaj, si rezultat i këtij motivi shumica e fukahave gjykojnë se prezentimi në ato tubime është haram, sepse rrallë herë ndodh që këto vende të mos shoqërohen me të shthurrur dhe faktorët e tij.

Ndërkaq, dëgjimi i këtyre instrumenteve duke mos qenë prezent në ato tubime bie fjala si: të dëgjohet pas murit apo prej radiostacionit, apo magnetofonit, nuk konsiderohet haram, ngase kjo gjë është e ndarë nga motivi për shkak të cilit ishin haram, përveç nëse ajo që dëgjohet është një lloj melodie që ngacmon epshet (ndërsa, argëtimin e vërtetë që sjell instrumenti muzikor te njeriu ndryshon nga ajo (melodia që ngacmon epshet)). Pra, dëgjimi i këtyre melodive hyn në kornizën e harameve për shkaqe që nuk i ka të fshehura ai që është hulumtues i drejtë.

Pra, kjo ishte një përgjigje e shkurtër e cila ndoshta të mjafton që t'mos hysh në detaje, por, nëse pyetësi insiston të ketë informata më përfshirëse e të bollshme, atëherë le të lexojë atë që ka shkruar Imam Gazaliu në kreun mbi "dëgjimin" në (Ihjau- ulumi Ed-din).



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...