Fetva 67
Pyetja:
Përsëriten lloj-lloj shpjegimesh e hipotezash nga ana e dijetarëve lidhur me popullin Jexhuxh-Mexhuxh.
Kështu që dikush thotë se me të vërtetë ekzistojnë dhe se All-llahu i ka bërë të padukshëm për ne. Dikush tjetër thotë se ende nuk janë të krijuar. Ndërsa, dikush thotë se ato do të reinkarnohen e dikush thotë se ato janë banorët e atij vendi apo rajoni.
Pra, ç'është vërtetësia e kësaj teme?
Përgjigja:
Jexhuxh Mexhuxhët ekzistojnë. Për këtë thekson Kur'ani.
A nuk i ke lexuar ajetet e fundit të sures Kehf duke filluar prej fjalës së All-llahut ku thotë "Ata thanë O Dhulkarnejn, vërtet Jexhuxhi dhe Mexhuxhi janë duke bërë shkatrrime në tokë, a bën që ne të japim ty një kontribut (në formë tagri a tatimi), e që të bësh një pendë mes nesh dhe mes tyre".
A aq shumë të ka bllokuar përtacia sa që edhe nuk lexon Kur'an?
Autor: Prof. Dr. el-Buti