Çelsi i lumturisë njerëzore nuk është i humbur në këtë kohë 3
Faktori magjik që do t'i bartë nga horizonte maksimale të liberalitetit deri në skajin e kufijve, disciplinës dhe përmbajtjes pa u ndier me ngushtim apo mërzitje, është një faktor i vetëm që ska të dytë, e që është dashuria!
Burimi i kësaj dashurie do të jetë humbja e shpresave në atë që e llogarisnin fshehtësi të lumturisë së tyre, nga kënaqësitë e jetës dhe tekat e saja, kënaqësia e pëlqyer e cila nga zemrat e tyre papritmas është e vërtetë e parë ndaj Allahut xh.sh..
Vërtetë i etshmi i cili vuajti në këtë jetë nga vegimi në vegim dhe që kjo etje vrasëse e udhëheqte nga mashtrimi në mashtrim, e që më pas papritmas u ndal në një dorë përbuzëse që u ngrit tek goja e tij dhe i dha nga më të ftohtat pije të këndshme, domosdo që ajo të lidhet me atë dorë dhe pronarin e saj.
Dhe jo për Zotin, nuk mbaroi ndonjë nga këto perëndimorë nga udhëtimi i tij rraskapitës në këndin e nënshtrimit-robërimit ndaj Allahut xh.sh. që në këtë pa veten e tij dhe shijoi kënaqësinë e kthimit të tij tek Allahu dhe pajtimin me të pas tërë kësaj humbje, mungesë të gjatë, përveç asaj që gjendja e tij me Zotin të ishte sikur ajo e të etshmit tepër qart me atë dorë përbuzëse e cila e nxorri nga ajo arrakatje dhe shuarjen e etshmërisë së tij.
Ai kalonte nga një provë rraskapitëse në tjetrën, e tepronte me gota gjër në anomali, pastaj në llojlloj drogash ... pa gjetur kush ia udhëheq çështjen e tij dhe hap zemrën e tij dhe çliron nga brengat e tij, gjersa e pa Zotin me syrin e largëpamësisë së tij dhe ndjenjat e zemrës së tij, dëgjoi thirrjen Hyjnore tërheqëse, duke thënë: "Mik (i afërt) juaji është vetëm Allahu", (El-Maide:55).
Dhe kur u dorëzua nga kënaqësia e kësaj që dëgjoi, e dëgjoi Atë duke thënë: "Këtë ngase Allahu është mbrojtësi i atyre që besuan, kurse për jobesimtarët nuk ka mbrojtje", (Muhammed:11). Dhe zor se zgjoheshte nga kënaqësia e kësaj fjale, gjersa ia bëri shprehi thirrja duke thënë: "Allahu është mbikqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë. E kujdestarë të atyre që nuk besuan janë djajtë që i nxjerrin ata prej drite e i hudhin në errësira", (El-bekare:257).
Vërtetë se kjo thirrje do ta tërheq edhe të ngjashëm me të deri në shkallet më të larta të njerëzve me të zotin e kësaj thirrje dhe në ndjenja më të pastra dashurie për të, kështu që kjo ndjenjë me kohë shtohet, aq sa shtohet së larguari nga e kaluara e ditëve të kaluara të tij dhe së zhyturi në ndjenja kënaqësie që afrojnë drejt Allahut të Lartmadhëruar dhe të ushtruarit e robërisë ndaj Tij.
Njohja një nga këto para ca vitesh një të ri amerikan që jepte mësim në një nga universitetet e SH.B.A, i cili kishte pranuar islamin kohëve të fundit, rasti për të takuar me të ishte pjesëmarrja në një konferencë të mbajtur në Rijad - Arabijën Saudite. Kështu që na u dha rasti atëherë që të drejtohemi për në Mekë për të bërë Umren. Vërejtja në këtë të ri amerikan i cili nga gjithë ne ishte më shumë përulje dhe robërim ndaj Allahut, ishte ngjitur për Qaben dhe qëndronte ashtu, si një fëmij i humbur i frikësuar që u udhëzua deri te e ëma e tij dhe u ngjit sigurt ne gjoksin e saj dhe nuk dëshiron të ndahet e të shkeputet nga ajo.
E kur mbaruam me punët e Umres të gjithë morrën vetëm me të shkurtuarit e flokëve, kurse ai favorizoi t'i heq të gjitha, e dispononte me flokë të arta të mrrekullueshme!
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Xhezair DURMISHI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".