Çelsi i lumturisë njerëzore nuk është i humbur në këtë kohë 4
Ndoshta dikush mund të polemizon në seriozitetin e këtyre fakteve të cilat po i vërtetojmë apo të dyshon në të vazhduarit e tyre deri në arritjen e rezultateve totale të dëshiruara. Shkaku se bota islame në përgjithësi dhe ajo arabe në veçanti, vuan nga rrethana fatkeqe, madje nga morale të rënda.
E islami në këto teritore islame, në përgjithësi duket sikur është i padëshirueshëm. Ajo që shihni nuk është më shumë se një petk nga i cili është mërzitur bartësi i tij!
Nga këta muslimanë ka që flasin mbi islamin dhe thërrasin për tek ai dhe mu në atë shoqëri e grupe të tëra të cilat i shihni në përgjithësi të kundërshtuara e të armiqësuara që shëndrruan islamin që është një, në atë që i pëmgjason feve të shumta kontraverse.
Duke shtuar edhe atë që gjithashtu bota dëshmon tipe të ndryshme të dhunës në emër të islamit dhe ngritjes së sistemit të tij dhe qeverisë së tij, në çka islami dhe muslimanët nuk u njoftën më parë.
Dhe them nuk e mohoj se arabët dhe të gjitha shoqëritë të tjera islame vuajnë nga këto situata-rrethana dhe morale fatkeqe.
Por që unë mendoj se diçka nga këto situata nuk ndërrohen pa kalimin e perëndimit në islam me një kalim të vërtetë siç e kemi cilësuar, e jo kalim shfrytëzues siç kanë frikë ca përcjellës. Madje unë nuk u shoh ilaç këtyre sëmundjeve të përhapura në vendet tona arabe dhe islame, pos në këtë shpresë, me kthimin e perëndimit kah islami, pastaj me të kuptuarit e tij dhe të shijuarit e tij në vërtetshmërinë e tij njerëzore në tërësi, e jo në këtë formë heretike të përdobësuar që shëndrroi ummetin e vetëm islam në ummete, madje në shoqëri të mbetura pas dhe të neveritshme.
Do të jetë ky kalim dinamik dhe i drejtë pëmirësimi më i mirë i tronditjeve islame, madje edhe psikologjike, përverse. Ashtu siç ndjekin shumë muslimanë të perëndimit ditëve të sotit pjerrësinë e tij dhe devijimet, së shpejti do të ndjekin shumë nga muslimanët në renesansën e tij islame të shëndoshë nga fatet e shpirtit që i dhanë fund shëmtive të metave!
Vërtetë nga muslimanët ka shumë që janë mërzitur nga feja e tyre dhe se shoqëritë e tyre tronditen nga moralet nga të cilat vet perëndimorët ndjejnë neveri, e a bëri kjo perde para perëndimorëve dhe i pengoi në të kuptuarit e vërtetshmërisë së islamit kur duan që ta kuptojnë? E si qindra mijë sot i dogjën këto perde gjersa arritën në të vërtetën e islamit dhe e përqafuan atë?
Ashtu siç është me largimin e shumë muslimanëve nga islami i tyre dhe ajo që kërkon morali islam, nuk pengon mes perendimorëve dhe islamit që përqafuan. Vërtetë kontraversa e muslimanëve mes tyre në emër të islamit dhe kalimi i tyre në emër të tij në dukuri dhune e ekstremizmi në emër të tij nuk do të jetë pengesë mes islamit të vërtetë briliant dhe të gjithë perëndimorëve të drejtuar sot në të kuptuarit e islamit dhe të studjuarit e tij.
E tërë kjo është diçka, kurse diçka tjetër që duhet ta dimë, është se njeriu perëndimor intelektual kupton mirë se faktorët e kontrasteve, fshehet në planet kolonialiste të dekretizuara kundër muslimanëve në vetë shoqëritë perëndimore dhe se nuk janë të shfaqur nga vet natyrshmëria e islamit apo nga të edukuarit përveç të trashëguar nga islami. Kështu që dhuna dhe ekstremizmi, dukuritë e së cilave vazhdojnë të cilësohen aty këtu kohë pas kohe, nga intelektuali perëndimor që ndjek ngjarjet, janë të njohura mirë se ata janë mercenarët e kolonializmit perëndimor dhe se ata janë të cilët stimulojnë muslimanët dhe i fundosin në këto sjellje të gabuara për të urryer njerëzit islamin përmes përshtypjeve të ndryshme frikëse.
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Xhezair DURMISHI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".