Banner

Çelsi i lumturisë njerëzore nuk është i humbur në këtë kohë 5



E kur të mëson intelektuali perëndimor këto të vërteta, vërtetë mendimet e tyre dhe ndjenjat janë më afër mbrojtjes së islamit dhe mëshirës ndaj muslimanëve, se sa të koordinohet e të bëhen sakrificë vet qëllimeve komplotiste.

Sido që të jetë, unë deshiroj për lexuesin, kudo qoftë ai, të mos harroj të vërtetën me vierë të madhe, ajo është se islami për të cilin po bëjmë fjalë dhe po e sqarojmë atë, nuk është drejtim nga njeriu, nga ato drejtimet njerëzore që zakonisht vijnë me to shoqëri nga njerëzit, pastaj ikin, e më pas vie me diç të njëjtë shoqëritë e tjera.

Islami është sistem Hyjnor i plotësuar që Zoti ua adresoi të zgjedhurve nga krijesat e Tij në këtë tokë dhe e pëlqeu rrugë-metodë shembullore njerëzore për to, në sjelljet e tyre me universin dhe jetën. Allahu thotë: "... Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe, ...", (El-Maide:3).

Vërtetë një sistem të vendosur nga Krijuesi i universit për robërit e Tij, nuk mund të çrrënjoset apo të largohet nga komplotet e komplotistëve, se nëse kjo do të ishte e mundshme, kjo fe sot do të ishte një gjurmë e s'do mbetështe as sa për sy, Allahu xh.sh. thotë: "Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e Allahut, e Allahu nuk do tjetër pos ta përsos dritën e Tij, ndonëse jobesimtarët e urrejnë", (Et-Tevbe:32).

Gjithë ajo që është, është se projektet dhe parashikimet njerëzore shfaqen e fiken përgjithësisht në siperfaqe. Kurse ato të Allahut xh.sh. janë precize në lëvizjet e tyre, totalisht të mëdha për nga sasia dhe nuk kapen nga syri.

Më së shumti që mund të përngjasohen në sjelljet komplotiste të cilat vijnë e marshojnë me to kush dëshiron nga njerëzit, me një anije të madhe gjigante që lëviz rrugës së saj në gjerësinë e detit, në majë të së cilës lëvizin persona, nguten në anë të kundërta nga drejtimi i anijes. Vërtet syri zor mund të kap vetëm lëvizjen e personave, kjo për shkak vogëlsisë së njerëzve e madhësisë së anijes nën këmbët e tyre, por që truri i mpreht nuk dyshon në asnjë moment se lëvizjet e të gjithë atyre janë të kufizuara dhe konsumuese ndaj atij qyteti gjigant që drejtohet në të nën këmbët e tyre drejt atje për ku është planifikuar e programuar me çdo saktësi dhe sistematizim.

* * *

Së shpejti do të dëshmoj bota se civilizimi perëndimor nuk e ka humbur çelsin e lumturisë njerëzore dhe nuk është hedhur me të në një vend ku nuk shtrihet dora njerëzore siç imagjinojnë ca perëndimorë.

Lamba e islamit ende nuk e humbi dritën e tij, e së shpejti do të gjendet ky çels të cilin vërtet e humbi civilizimi perëndimor. Së shpejti do të gjendet në vet teritoret e Evropës. E nuk do të ndodh kjo pos nga udhëzimi i nurit të islamit e shkëlqimit të tij.

Allahu xh.sh. e mëshiroftë gjeniun e kohës së tij Seid Nursinë, pseudonimi me të cilin e quajtën Bediuz Zeman të cilin e kishte pyetur muftiu i atëhershëm i Egjiptit Shejh Behit El.Mutiiu kur kalifati osman ishte kah fundi i ditëve të tij çfar mendoni për të ardhmen e kalifatit osman e çfar dinakërish i përgatiten? E ai u përgjigj: Kalifati osman është shtatzënë e një ditë nga ditët ateizmi ka për të lind. Edhe shtetet evropiane janë shtatzëne, e një ditë nga ditët islami ka për të lind.

Allahu xh.sh. thotë: "... Allahu është mbizotërues i punës së vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë (fshehtësinë e çështjeve)", (Jusuf:21).



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Xhezair DURMISHI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...