Banner

Shpallja dhe metodika shkencore 1



Është e njohur se të shikuarit sado që është i mprehtë dhe preciz, të pamurit me te nuk mundet pos me prezencën e një drite të mjaftueshme, ekuivalente që shoqëron një operim të të veshtruarit dhe të vrojtuarit, i cili në tunelin e errësuar nuk shef asgjë, pa marrë parasysh vështrimin dhe të kundruarit.

Gjithashtu edhe në gjendjen vetjake kur ekziston drita dhe nuk është e mjaftueshme fuqia e të pamurit, ajo gjithashtu asgjë nuk qartëson, sado që të paraqitet dritë e fortë verbuese para tij.

Pra pse të jemi të pafuqishëm në përceptimin e të vërtetës përkatëse kur përpiqemi të shikojmë përmes vështrimeve tona të kufizuara, e jo përmes syve, kur dijmë se ligji në të dy gjendjet është një. Përkundër asaj se mendja është fuqia dalluese me të cilën është dalluar njeriu nga krijesat e Aliahut xh.sh. e që nga e drejta e tij është që të kënaqet me të. Është e njohur dhe e sigurt se ai është i fundit që ka nevojë për zbatimin e misionit nën hijen e kësaj drite të mjaftueshme ekuivalente.

Kjo në këtë rast ndryshon me ndryshimin e enigmës e cila i paraqitet mendjes për ta përceptuar dhe analizuar atë.

Në qoftë se është mbrenda kufijve të materjes, d.m.th. e nënshtruar shqisave, atëherë drita me të cilën duhet ndihmuar është eksperimenti dhe të vrojtuarit. E çfardo që përcepton mendja me përcaktimet dhe ligjet teorike prapë se prapë ajo mbetet e pezulluar apo jovendimtare në çështjen e saj deri sa të përkrahin shqisat praktike, e kjo është bindje shkencore e cila nuk i takon prijësve të filozofisë pozitive, madje është konstatim shkencor që si le vend të zotit të mendjes për t'u polemizuar.

Ligji shkencor mbi këtë të vërtetë që gjykimet logjike në çështjet materiale janë të llojllojshme dhe të kundërta me ndodhinë praktike dhe jo anasjelltas, por ajo e cila kujdeset për këtë ndodhi është prania e shqisave apo me një shprehje më përfshirëse eksperimenti material. Mund të ndërhyjnë mjete më bashkëkohore në këtë çështje por megjithatë nuk shtojnë asgjë në përkrahjen e kësaj prove dhe kujdesjen e precizitetit i cili fshehet në shqisat e thjeshta të njeriut.

E në qoftë se enigma e cila don të kuptohet dhe të analizohet është jashtë kufijve të materjes duke mos iu nënshtruar asnjërës prej shqisave njerëzore, e ajo është e ashtuquajtura enigmë mbinatyrore apo e fshehtë të cilën nuk mund ta arrij mendja e njeriut, drita e cila patjetër duhet ta ndihmoj mendjen në këtë gjendje, është lajmi i sinqertë në rrugën e arritjes së tij dhe në burimin e tij. Në rast se ky lajm nuk furnizohet, pas kësaj çfar zëvendësues mund për mendjen për ta poseduar.

Shembulli i këtij lloji enigmë është sikurse e kaluara e largët e cila ndërpren lidhjen mes jush dhe saj e që nuk arrin te ju asnjë gjurmë e asaj të kaluare, apo e ardhmja e largët e cila është e paarritshme para shqisave të juaja, sado që të jenë parashikimet dhe treguesit e saj të sakta, sikur që janë ndodhitë pas vdekjes dhe mundësitë e ringjalljes së njeriut, e prap se prap e shoqërojnë atë mendime, supozime e hipoteza të ndryshme.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Bahri SEJDIU



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...