Fetva 223
Pyetja:
Dikush ka mundësi që të shkojë në Haxh, por, babai i tij nuk ka shkuar në Haxh ndërsa tradita te ne është që babai të shkojë para fëmiut edhe pse paratë i posedon i biri.
Pra, a i lejohet të birit që në këtë rast të dërgojë babain pasiqë ai harxhimet edhe të vetat edhe të babait në të njëjtën kohë nuk mund t'i mbajë?
Përgjigja:
Po, i lejohet të birit që të mbajë harxhimet e babait duke marrë parasysh se Haxhi është obligim që ka mundësi të kryhet gjatë kohës duke shpresuar se All-llahu do t'ia zëvendësojë të birit shpenzimin që ka bërë për babain dhe t'ia mundësojë edhe të birit që ndonjë vit të ardhshëm edhe ky ta kryejë Haxhin.
Autor: Prof. Dr. el-Buti