Banner

Shpallja dhe metodika shkencore 2



Vërtetë njeriu para këtyre mistereve nuk posedon tjetër pos njërën nga dy qëndrimet:

1. Të paraqet meditimet ndaj tyre e të mos jetë i bindur në veten e tij, në rrugën e meditimit që nuk mund të arrij asnjëfarë përfundimi. Kjo zgjedhje është e atyre që më shumë ndjekin rrugën e ateizmit, e ata kanë lënë gjurmë në injorimin e këtyre çështjeve, duke supozuar dhe dhënë mendime edhe prej diç nga përgjegjësia, duke përdorur në mes tyre bindje shkencore në këtë çështje e cila çon në besim dhe bindje.

2. Që të kapërcej nëpër pengesa mendore dhe vështrime e të mos forcohet në shpëmdarjen e gjurmimeve të këtyre mistereve sado qofshin rrugët drejt tyre të pakapërcyeshme.

Njeriu në këtë gjendje nuk posedon mundësi të fillon me parashikimet e tij dhe vuajtjet mendore, në gjurmimin e vendosjes së mundësisë së ekzistimit të krijuesit të këtij universi. Por në të vërtetë mendja do ta detyroj atë të filloj me hulumtime nga kjo pikë pasi që ai është serioz të mësoj diç për errësirat e fshehtësive që e rrethojnë.

Kemi përmendur më herët konstatimin mendor se këto komponente në këtë sistem të cilin e kemi para, nuk mund të përqëndrohet ndryshe vetëm duke u bazuar në ekzistimin e Krijuesit të urtë i cili ka përsosur krijimin dhe planifikimin e këtij universi. Sikurse edhe mësuam se ky krijues domosdo të jetë i cilësuar me cilësi dalluese nga të gjitha krijesat e tjera, me fjalë të tjera, i cilësuar me cilësi më përsosëse që nuk pranojnë mangësi.

Nëse arrijmë në përfundim se ky konstatim është përqendruar në bindjen tonë mendore, atëherë cilit t'i kthehemi për të kërkuar informim për të vërtetat e këtyre sekreteve.

Të gjithë dimë sipas gjykimit të intuitës, se referenca rekomanduese për njohjen e këtyre fshehtësive është vetëm Krijuesi i cili është i pavarur në shpikjen e këtij universi. Për atë se çfarë llogarisin të fshehtë për ne, për Krijuesin janë të qarta dhe vizuele.

Çështja në këtë nuk ndryshon kur ka të bëjë me atë se te çfardo mjeti që qëndron në diturinë tonë, që një fabrikë kthehet te një organizatë e veçantë që e ka projektuar atë dhe e ka çpikur. Asnjëri prej nesh nuk dyshon se mbështetës që njeh të gjitha sekretet prezente dhe jo prezente të cilat janë pas paraqitjes materiale dhe vizuele të këtij mjeti, vërtetë qe ajo deklaratë e dalur nga organizata prodhuese, ajo është mbështetëse në njohjen e mënyrës së preferuar në përdorimin e saj dhe mënyrën të cilën duhet përcjellur në mbrojtjen e tij dhe gjurmët e dobishme apo të dëmshme të cilat rezultojnë për të.

E konsideruam mbështetjen në këtë deklaratë dhe lajmërimet e saj si pjesë të metodikës shkencore e cila qëndron mbi provën dhe prezencën e na ruan në emërtimin e bindjes sonë të cilën e kemi trashëguar nga këto deklarata apo si rrugë të drejtë burimore e cila shpie në shkencë dhe nuk jemi ruajtur nga përmendja e këtij termi, e kemi lënë gjurmë në artistikën e të shprehurit, sikurse u është qartësuar disave, dhe kemi praktikuar-definuar duke e quajtur njohuri (Knowledg) në vend se ta quajmë shkencë (Science).



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Bahri SEJDIU



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...